“Shtojmë investimet për hekurudhat”-Nënshkruhet marrëveshja me BEI. De Groot: Mbështetje edhe për energjinë
Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Vendit Pritës me Bankën Evropiane të Investimeve. Përmes kësaj marrëveshjeje, Banka Evropiane synon që të rrisë investimet e saj në Shqipëri dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik e integrimin evropian të vendit.
Sipas Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, kjo është një iniciativë kyçe për të mbështetur zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Bashkimit Evropian, si dhe Planin e Rritjes në Ballkanin Perëndimor.
“Hapja e kësaj zyre synon të maksimizojë mbështetjen financiare dhe teknike për projekte të rëndësishme, për projekte që Banka Evropiane e Investimeve na ka mbështetur që nga viti 1995. Kontributi i Bankës reflektohet në fusha prioritare si modernizimi i infrastrukturës, nxitja e zhvillimit të qëndueshëm dhe ç'është më e rëndësishmja avancimi i agjendës evropiane të Shqipërisë.”
Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot, theksoi se Banka do investojë më tej në infrastrukturën e vendit, por edhe në fusha si energjia, turizmi, apo kultura.
“Ne do të shtojmë projektet e investimit në Shqipëri, sidomos në fushën e lidhjeve infrastrukturore, por jo vetëm. Fillimisht, lidhja ka një element fizik, që në rastin e Shqipërisë është hekurudha, vecanërisht lidhja hekurudhore me vendet e rajonit, për shembull projekti ynë i fundit prej 226 milionë euro kredi për modernizimin e hekurudhës nga Vora te kufiri me Malin e Zi. Përvec lidhjes fizike, kemi edhe lidhje digjitale dhe jemi gjithashtu të lumtur të punojmë në projektet në Shqipëri që kanë të bëjnë me vendosjen e lidhjeve broadband në të gjitha pjesët e vendit. Dhe shikoj potencial për të bërë më shumë, vecanërisht në fushën e energjisë, furnizimit me ujë.”
Që prej 1995, Banka Evropiane e Investimeve është përfshirë në 26 projekte në Shqipëri. Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato theksoi se Banka nuk synon vetëm të ofrojë fonde për Shqipërinë, por gjithashtu të trajnojë sistemin shqiptar sipas standardeve evropiane.
Sondazh

Dalja e SHBA-së nga OBSH: A mundet BE-ja të mbushë boshllëkun në udhëheqjen globale të shëndetit?!
Nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga OBSH dhe negociatat e Traktatit të Pandemisë, peizazhi global i shëndetit humbet kontribuuesin e tij kryesor financiar,......

Balluku: Shqipëria e pasur me bimë mjekësore - Kompanitë shqiptare, eksportuese në Evropë dhe përtej saj
Në Shqipëri nuk janë të pakta kompanitë të cilat prodhojnë dhe përpunojnë bimë aromatike dhe mjekësore. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh......

“Lufta” e fermerëve me motin, siguracionet në bujqësi: “Ndihemi të kërcënuar nga breshëri, më të rrezikuarat pemët frutore”!
“Kushtet klimatike janë bërë një kërcënim i vazhdueshëm për fermerët shqiptarë. Stuhitë e papritura, përmbytjet dhe breshëri po shkatërrojnë gjithnjë e më......

Trump promovon kriptomonedhat - Urdhëron krijimin e një grupi pune për rregulloret e reja të industrisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi krijimin e një grupi pune për kriptovalutat, i ngarkuar me hartimin e rregulloreve të reja të......

Firmoset marrëveshja e vendit pritës me Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar sot në rrjetet sociale se marrëveshja e Vendit Pritës e nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe......

“Makina fluturuese deri në 2027” - Serbia, në negociata me SHBA-në dhe Kinën për projektin ambicioz
Serbia synon të prezantojë makinat fluturuese deri në vitin 2027, sipas presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili e dha lajmin gjatë Forumit Ekonomik Botëror në......

Tryeza për projektimin e Shqipërisë 2050 - Çfarë duhet bërë për një ambient më të sigurt?
Shoqëria civile, ekspertë ligjorë dhe jo vetëm, organizuan një tryezë të rumbullakët ku hodhën diskutime mbi problemet ekonomike, sociale, politike etj në......

Pritet të ngrihet Banka Shqiptare e Zhvillimit - Rama: Garanci sovrane edhe për bizneset e vogla dhe të mesme
Shqipëria po bashkëpunon me Bankën e Italisë, Cassa Depositi e Prestiti, për ngritjen e një Banke Shqiptare Zhvillimi, e cila do të rrisë financimin ndaj......