Shtohet numri i vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit/ MM: 37 të raportuara, 4 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive dhe 2 vatra janë në monitorim.
Në njoftim thuhet se “këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Vlorë, Selenicë, Sarandë, Himarë, Vau i Dejës, Korçë, Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Kamëz, Cërrik, Belsh, Roskovec, Lushnjë, Skrapar, Poliçan, Përmet e Memaliaj”.
Ministria e Mbrojtjes sqaron se zonat më problematike janë:
– Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat zjarrfikëse me 8 efektivë nga MZSH Bulqizë, 4 forca të Shërbimit Pyjor dhe 6 forca vullnetare.
Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e plotë të tij. Në terren ndodhen 6 efektivë të MZSH Dibër, 6 efektivë të AdZM nga Librazhdi dhe Elbasani, 4 forca bashkiake, 11 forca vullnetaredhe 30 efektivë nga Forcat e Armatosura.
– Qarku Tiranë. Në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me dushqe. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë me 1 automjet zjarrfikës me 4 efektivë, të cilët punuan për tij deri në orët e vona por pa mundur ta shuajnë plotësisht. Ditën e sotme në terren ndodhet 1 automjet zjarrfikes me 4 efektivë. Vatra e zjarrit është nën kontroll.
Në fshatin Rrostej, njësia administrative Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë me 1 automjet zjarrfikës me 9 efektivë, të cilët punuan deri në orët e vona, por pa mundur ta shuajnë plotësisht edhe për shkak të terrenit të vështirë. Ditën e sotme në terren ndodhet 1 automjet zjarrfikes me 4 efektive. Vatra e zjarrit është nën kontroll.
Në monitorim:
– Qarku Gjirokastër. Në fshatin Piskovë, njësia Qendër Piskovë, bashkia Përmet, ku zjarri ka rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave. Ditën e sotme është vetëm një vatër e vogël në qëndër të vendgrumbullimit, e cila digjet në brendësi dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme.
– Qarku Vlorë. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe. Ditën e sotme siuata në Sotiran po monitorohet pasi ka prani të tymit.
Në një rast, zjarri ra në një banesë në Tiranë dhe në dy magazina në Kamëz dhe në Roskovec.
Ministria e Mbrojtjes njofton se, në total, nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 52 hektarë bimësi. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 65 automjete zjarrfikëse dhe 547 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 52 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
Sa i përket zjarreve, pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel rreziku “I ULËT” në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.
Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë plotësisht të angazhuara, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, për monitorimin dhe ndërhyrjen në kohë në çdo vatër zjarri, me qëllim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe rrezikut për jetën e qytetarëve.

Nga ndihma ekonomike, tek integrimi në punë - Riformatohet skema sociale. Mbështetje me punësim për familjet në nevojë
Në prioritetet e buxhetit afatmesëm 2026- 2028, në fushën e mbrojtjes sociale synohet që numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë......

Rama: Forcojmë me ligj rolin e arkitektit, jo më ujë dhe drita për ndërtimet pa leje!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në......

AIPS “lëviz” 2.9 miliardë euro në 6 muaj/ Rreth 22% më shumë transferta në monedhën europiane se në 2024
Sistemi AIPS-EURO po konfirmon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një kanal strategjik për transfertat e mëdha në euro në Shqipëri. Sipas të dhënave......

‘Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore’ - Gonxhja: 74% rritje krahasuar me vitin 2023!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri publike sot statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të......

Caktohet autoriteti për gjurmueshmërinë e kanabisit mjekësor dhe industrial!
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e autoritetit të autorizuar që do të realizojë procesin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së bimës......

Projekti Qafë Plloçë-hyrja e Pogradecit/ Qeveria miraton shpronësimet rreth zonës!
Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “sistemim,......

Tarifat ndaj Brazilit “rëndojnë” mbi amerikanët - Pritet rritje e çmimeve të kafesë dhe lëngut të portokallit në SHBA
Konsumatorët amerikanë do të përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve ushqimore si kafeja dhe lëngu i portokallit, nëse administrata Trump i......

Më shumë liri për shpenzimet e mbrojtjes! - 15 shtete të BE-së lejohen të “devijojnë” nga rregullat për të forcuar ushtrinë
Ministrat e financave të BE-së u dhanë 15 shteteve anëtare të drejtën për të devijuar nga rregullat fiskale të bllokut, në mënyrë që të rrisin masivisht......