Shqipëria Postuar më 14 Maj 2026, 10:47

Shtohet interesi për automjete moderne/ Janar-Prill, rritet me 62% regjistrimi i mjeteve të reja në Shqipëri

Nga Ernilda Luzi

Shtohet interesi për automjete moderne/ Janar-Prill, rritet me 62%

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se është shënuar rritje e ndjeshme e regjistrimit të mjeteve të gjeneratës së fundit.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë periudhës Janar- Prill 2026, janë regjistruar 8.235 mjete të prodhuara në 0-4 vitet e fundit, ose 62% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Këto të dhëna janë një tregues pozitiv për rinovimin e flotës së automjeteve në qarkullim dhe rritjen e interesit të qytetarëve për mjete më moderne dhe më efikase.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor evidenton gjithashtu edhe situatën e mjeteve që kanë rezultuar me probleme gjatë kontrollit teknik. Sipas statistikave, 30 mijë e 452 mjete, ose 24% e totalit të mjeteve të testuara, kanë mbetur, janë refuzuar ose kanë qenë në pritje për riparaqitje. Kjo, pasi një pjesë e konsiderueshme e mjeteve kanë pasur nevojë për ndërhyrje teknike për të përmbushur standardet e sigurisë dhe funksionimit.

Nga këto, 26 mijë e 546 mjete janë ritestuar pas riparimeve, duke përbërë 87.2% të totalit të mjeteve të testuara. Ndërkohë, 3.867 mjete rezultojnë ende në pritje për riparaqitje, ose 12.7%.

Nga të dhënat e publikuara, vetëm 39 mjete janë refuzuar përfundimisht, çka përfaqëson 0.1 për qind të totalit të mjeteve të testuara gjatë kësaj periudhe.

Rritja e regjistrimit të automjeteve të reja dhe përmirësimi i kontrollit teknik ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë rrugore dhe në uljen e ndotjes.

 

Ndrysho madhesinë
Aa

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat