Shtohet interesi i qytetarëve për pensionet private - AMF: Mbi 6 mijë anëtarë më shumë se në 2023. Rritje me 16.8% edhe e aseteve
Numri i personave që zgjedhin të investojnë në skemat e pensioneve private është shtuar dukshëm nga viti në vit dhe si rrjedhojë, bashkë me të është rritur edhe vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, gjatë 2024 numri i anëtarëve në fondet private të pensioneve ishte 44,926, shifër që është rritur me 15.7% krahasuar me vitin pararendës. Gjysma e anëtarëve rezultojnë të jenë femra dhe gjysma meshkuj. Nëse bëjmë një analizë krahasimore, skemës së pensioneve private i janë shtuar 6,098 kontribues të rinj llogaritur me 2023.
Statistikat zyrtare tregojnë se tregu i pensioneve private ka një total asetesh neto prej rreth 12 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 16.8%. Këto asete investohen 100% në bono thesari dhe obligacione të qeverisë shqiptare.
Në të njëjtin ritëm ka ecur edhe numri i fondeve të pensioneve private në Shqipëri. Gjatë vitit 2024, në tregun e fondeve të pensionit privat ushtruan aktivitetin e tyre shtatë fonde pensioni të administruara nga katër shoqëri. Me rritjen e kërkesës nga personat për t'u përfshirë në skemat e pensionit privat është normale që të ketë edhe një rritje të fondeve të këtij lloj pensioni.
Rritja e kostove të jetesës dhe vlera e ulët e masës së pensionit aktual, konsiderohet i pamjaftueshëm për mbulimin e nevojave të pensionistëve, ndërkohë që investimi i parave të kursyera përgjatë viteve në fondin e pensionit privat, mundëson një pagesë pensioni shtesë së bashku me interesat e fituar përgjatë viteve të kontributit në fond.
Prej pak kohësh, qeveria shqiptare po bashkëpunon me Bankën Botërore për një reformë të re të pensioneve, me qëllim përmiresimin e skemës, por njëkohësisht për të rritur masën e përftimit për pensionistët.
Një nga propozimet për të rritur masën e përfitimit për ata të cilët dalin rishtazi në pension, është që të ndërhyhet në dy shtylla kryesore, konkretisht në rishikimin e koeficientëve të vlerësimit, si edhe në zbatimin e kolonës së dytë që janë pensionet private, pra të bëhet e detyrueshme që një përqindje e pagës së një punonjësi të shkojë edhe për pension privat.
Numri i individëve që kontribuojnë në një pension privat është rreth 5.81% e numrit të përgjithshëm të kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore.
Sondazh

Rruga e Arbrit, pa pagesë - Premtimi i Edi Ramës: Sa të jem unë kryeministër nuk do të paguani
Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në rrugën e Arbrit pas hapjes së tunelit të Murrizit nuk do të paguajnë asnjë lek. Premtimi është bërë nga......

Çfarë do të ndodhë me markat “fake” në Shqipëri? - Nga konfiskim malli, tek dënim me burg. Rriten aplikimet e bizneseve shqiptare
Tregjet në Shqipëri janë të tejmbushura me mallra “fake”, që mbajnë emra e logo të njohura ndërkombëtare dhe shiten me çmime te lira por herë pas here edhe......

Takimi Trump dhe Macron: Miqësi, debate dhe dallime të mëdha mbi Ukrainën!
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke ekspozuar një......

Si e shohin vendet e tjera Shqipërinë? Në sytë e botës jemi më mirë se rajoni, por shënojmë përkeqësim nga vjet
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2025). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......

Emiratet Arabe, 40 mld USD investime në Itali - Partneriteti fokusohet tek energjia, IA, mineralet kritike
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë 40 miliardë dollarë në Itali, thanë dy vendet në një samit dypalësh në Romë. Kryeministrja italiane......

Mashtrim kompjuterik në bursa – Policia sekuestron 4 pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1.2 milionë euro!
Policia e Shtetit informon se në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u......

Kanadaja kundër Elon Musk? – Banorët kërkojnë heqjen e nënshtetësisë së tij!
Të paktën 170,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion parlamentar që kërkon që Elon Musk t'i hiqet shtetësia kanadeze për shkak të rolit të tij në......

SHBA dhe Ukraina drejt marrëveshjes për ndarjen e burimeve natyrore të kombit!
SHBA këtë javë do t'i ofrojë Ukrainës një marrëveshje dypalëshe e cila do të garantonte sigurinë e vendit në këmbim të pjesës së përbashkët të burimeve të......