Shtohen automjetet green në Shqipëri - DPSHTRR: 40% e makinave të reja janë elektrike
Viti 2024 ka shënuar një tregues në rritje të konsiderueshme të flotës së mjeteve green në Shqipëri.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se përgjatë periudhës janar- dhjetor 2024 janë 3127 mjete All-Electric të regjistruara, me një rritje prej 72.5% krahasuar me janar- dhjetor 2023.
Gjithashtu, 16.6% e mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë janë All-Electric, duke dëshmuar një prirje drejt zgjedhjeve të mjeteve ekologjike. Në total, flota e mjeteve All-Electric arriti në 6378, me një rritje prej 92% krahasuar me vitin 2023.
Në kategorinë e mjeteve Electric/Hybrid Plug-In, të dhënat tregojnë se janë 5,404 mjete Electric/ Hybrid Plug-In të regjistruara, duke shënuar një rritje prej 64% krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, 40% e autoveturave me 0 km të regjistruara për herë të parë janë elektrike ose Hybrid Plug-In, shifër që tregon rritje prozitive prej 14,3%.
Ndërkohë, flota e mjeteve elektrike/ Hybrid Plug-In arriti në 12,424 në dhjetor 2024, me rritje prej 76% krahasuar me 2023.
Regjistrimi i mjeteve elektrike ka kontribuar në uljen e emetimit të dioksidit të karbonit, duke dhënë një impakt ambiental, në kuadër të qëndrueshmërisë mjedisore dhe reduktimit të ndotjes. Në këtë drejtim, sipas të dhënave të publikuara nga DPSHTRR, janë ulur 4 milionë e 127 mijë kg CO2/vit, duke çuar në 137,588 mushkëri ambientale më të pastra.
Ndërkohë, në Shqipëri deri në fund të dhjetorit 2024, janë regjistruar 959,416 mjete aktive, 10.5% më shumë krahasuar me 2023.
Sondazh

Si do jenë marrëdhëniet Shqipëri-SHBA me Trump në krye? - Visha: Bashkëpunim më i ngushtë, sidomos në fushën e investimeve
Me betimin e Donald Trump si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përveçse hapet një kapitull i ri në historinë e SHBA-së dhe atë botërore,......

Ndryshon kontrata për shit-blerjen e energjisë - Propozimet e FTL, HEC-et e vegjël mund ta shesin në tregun e lirë
Prodhuesit me Përparësi të Energjisë do të mund ta shesin edhe në treg të lirë energjinë e gjeneruar. Gjithçka përcaktohet në draft kontratën e re të......

Si duhet investuar në agrobiznese? - Pilku: Jo ndërtime të reja, të kthejmë në identitet objektet shekullore
Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar se do të lançohet një tjetër program mbështetës me fokus investimet e emigrantve në struktura agroturistike. Në një......

Kredi me norma më të ulëta interesi - Spaho: Programi i BSH do të ndihmojë bizneset të vënë në jetë projektet e tyre
Bizneset e vogla dhe të mesme, që zënë rreth 99% të totalit të ndërmarrjeve në Shqipëri, janë një nxitës kryesor i punësimit dhe rritjes ekonomike në vend.......

KQZ kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor - Aplikimet, emigrantët në Itali refuzohen më shumë. Celibashi: Adresë të gabuar!
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do t’i përcjellë Kuvendit kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por cilat janë......

KESH e nis vitin me blerje energjie -Realizohen 3 procedura tenderuese, fatura përllogaritet në rreth 11 mln euro
Viti 2025 ka nisur me blerje energjie për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që deri më tani ka zhvilluar 3 proceduara tenderuese për të plotësuar......

Zgjedhin “IA” në vend të stafit - Mbi 50% e kompanive në Britani planifikojnë investime në teknologjinë e re
Gjysma e bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë t'i japin përparësi investimeve në inteligjencën artificiale në vend të punësimit, për shkak të......

“Stop” falsifikimit të dokumenteve për makinat- Doganat marrin masat. Parandalim trafikut të mjeteve rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë......