Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2025, 13:50

Shtohen anëtarët në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike - Zhvillimet e tregut, shkon në 36 numri i subjekteve të listuar në ALPEX

Nga Ola Mitre

Shtohen anëtarët në Bursën Shqiptare të Energjisë

Rreth 2 vjet nga nisja e operimeve Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike numëron 36 kompani të listuara për tregun e ditës në avancë. Të dhënat raportohen nga ALPEX duke treguar ecurinë e tregut të organizuar të energjisë. Kompanitë kryejnë transaksione të shit – blerjes për 2 zonat ofertuese të Shqipërisë dhe Kosovës, pas bashkimit të tregjeve që u shënua në muajin shkurt të vitit 2024.

Sipas ALPEX këto kompani janë regjistruara për transaksionet që kryhen për tregun e ditës në avancë, ndërkohë që 11 prej tyre janë të regjistruara edhe për tregun e ankandeve brenda së njëjtën ditë. Operimi i Tregut të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë, midis Shqipërisë dhe Kosovës si bashkim tregjesh nisi në dhjetor të vitit 2024, pasi deri në atë kohë zhvilloheshin ankandet e ditës në avancë.

Vetë ALPEX e konsideroi nisjen e zhvillimit të ankandeve brenda së njëjtës ditë një arritje dhe hap të rëndësishëm përpara në tregun rajonal të energjisë elektrike, duke forcuar tregtinë ndërkufitare dhe integrimin e tregjeve.

Funksionimi i bursës paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji. Ndërkohë që rritja e numrit të anëtarëve është një kërkesë edhe e Sekretariatit të Komuniteti të Energjisë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat