Shqipëria Postuar më 12 Shkurt 2026, 11:29

Shtohen 80 produkte të reja në shportën e çmimeve - Ndryshon metodologjia, llogaritja e inflacionit për mbi 411 produkte dhe shërbime

Nga Elisabeta Dosku

Shtohen 80 produkte të reja në shportën e çmimeve -

Nga nisja e këtij viti metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve të Konsumit ka ndryshuar.  Ndryshimet konsistojnë kryesisht në përditësimin e peshave duke u bazuar në shpenzimet mesatare të Anketës së Buxhetit të Familjeve 2024.

Përditësimin e listës së mallrave dhe shërbimeve, ku tashmë shporta përbëhet nga 411 produkte dhe shërbime në total, ku janë shtuar 80 produkte të reja si dhe përditësimin e listës së njësive tregtare ku mblidhen çmimet.

Në konferencën e parë vjetore për këtë vit të INSTAT u prezantua edhe drejtoresha e re e këtij institucioni Lantona Sado, e cila vendosi theksin tek rëndësia dhe cilësia e të dhënave që prodhon Institutit të Statistikave.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, Indeksi mat ndryshimet relative të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga familjet për konsum vetjak dhe llogaritet duke përdorur strukturën e konsumit final të familjeve shqiptare.

 

Shqipëria 12 Shkurt Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme e ka nisur këtë të enjte në rënie duke u dobësuar sërish teksa është blerë......

Live TV

Të fundit
Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......