Shteti paguan 70% për panelet e ngrohjes së ujit - Mbyllen aplikimet. Nga 3953 kërkesa, 2000 prej tyre u shpallën fitues
3953 aplikime u paraqitën pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë për të përfituar nga skema për subvencionimit në masën 70% të paneleve diellore për ngrohjen e ujit, teksa 2000 prej tyre u shpallën fitues. Ky dikaster ka njoftuar përmbylljen e shqyrtimit të kërkesave, teksa aktualisht një pjesë e familjeve përfituese kanë nisur instalimin e impianteve.
Në total janë 850 familje që tashmë i kanë instaluar impiantet, teksa pjesa tjetër janë në proces për përzgjedhjen e kompanisë që do iu ofrojë shërbimin për blerjen e pajisjeve dhe montimin e tyre, sipas listës së vënë në dispozicion nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë.
Në total janë 14 kompani të cilat mund të përzgjidhen nga familjet e kualifikuara e që do përfitojnë nga skema e subvencionimit në masën 70% të paneleve diellore për ngrohejn e ujit. Secila prej tyre ka të listuara ofertat sipas madhësisë së impiantit dhe çmimit përkatës, që variojnë nga 75 mijë lekë që është më i ulti, deri në 168 mijë lekë që është impainti më i shtrenjtë.
Ndërkaq, referuar skemës në rast se një familje zgjedh të instalojë një panel që kushton 168 mijë lekë, atëhere do të duhet të paguajë nga buxheti personal 50,400 lekë, ndërsa pjesa tjetër prej 117,600 lekë do të subvencionohet nga shteti.
Ky është viti i dytë i aplikimit të skemës për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë.
Kjo skemë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike, përmirësimin e furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar, si dhe reduktimin e emetimeve të CO2. Sipas një studimi të realizuar nga Enti Rregullator i Energjisë kostoja për ngrohjen e ujit zë 19% të faturës së energjisë elektrike.
Sondazh

Italia ofron energji falas për 6 orë - Impiantet diellore, përgjegjëse për uljen e ndjeshme të çmimeve
Në një ditë festive me konsum të ulët dhe prodhim të shkëlqyer fotovoltaik, tregu italian i energjisë elektrike regjistroi për herë të parë në histori çmime......

Të ardhurat nga mineralet, pas një dekade - SHBA dhe Ukraina mund të presin mbi 10 vjet për të përfituar nga marrëveshja
Shpërblimi financiar nga një marrëveshje e re për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së mund të zgjasë një dekadë ose më shumë, pasi investitorët përballen me......

Në cilat qarqe u hapën më shumë biznese? - Kryeson fuqishëm Tirana, Kukësi në vendin e fundit
Numri i bizneseve të reja të hapura përgjatë vitit 2024 ka pësuar rritje, duke reflektuar kështu dhe performancën e ekonomisë shqiptare si dhe kërkesën e......

Miratohet udhëzimi për administrimin e rezultatit zgjedhor - Zgjedhjet e 11 majit, synohet standardizim dhe transparencë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi udhëzimin për përcaktimin e rregullave për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon të regjistrojë paqëndrueshmëri teksa e mbyll këtë javë me luhatje te vazhdueshme duke u blerë sot me 86.4 lekë dhe duke u shitur me......

“Programi ynë për çdo shqiptar” - Berisha në Belsh: Synojmë të ndryshojmë jetën për mirë të çdo qytetari
Duke folur në një takim me banorë të Belshit dhe Cërrikut, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh programi i aleancës PD-ASHM është për çdo......

Ulet numri i të vetëpunësuarëve në Shqipëri/ Dominojnë meshkujt dhe personat me arsim 8-9 vjeçar
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tre muajve të fundit të vitit 2024, numri i të vetëpunësuarve në Shqipëri zinte rreth 29.9% të të punësuarve......

OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Do të jetë me garanci shtetërore. Marrëveshja mbërrin në Kuvend
Detyrimet e kredisë 81.5 mln euro, që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të......