“Shteti nuk ka pjesë në Zvërnec” - Rama: Projekti final nuk është miratuar, vijon studimi mjedisor

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me kundërshtimin e qytetarëve për projektin në lagunën e Nartës. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se toka është plotësisht private, ndërsa theksoi se investimi është serioz dhekompania zhvilluese po bën studim mjedisor, përpara se projekti të miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
"Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë e shumë vitesh dhe negociatat me pronarët janë çështje mes palësh, në të cilat ne nuk kemi hyrë.
Pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata, sepse titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie dhe jo pretendimet.
Në mars 2026, është paraqitur një projekt krejt tjetër, i rikonceptuar me një qasje tërësisht ndryshe, projektuese, zhvillimore, mjedisore. Këshilli Kombëtar i Territorit, tregtarët që për llogari timen shesin Shqipërinë, kanë vendosur kushte dhe kufizime konkrete për vijimin e projektit. E para, është e shkruar, projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie në kadastër dhe asnjë pronë tjetër të kontestuar ose që mund të rezultojë copë-shtet. Laguna nuk preket, është e shkruar! Zhvillimi s’mund të përfshijë marinë, është e shkruar. Kishte marinë në versionin e parë dhe të dytë, u hoq. Është kërkuar të hartohet më pas një projekt i detajuar dhe konsultim me autoritetet përgjegjëse dhe vetëm pasi të jetë parë projekti në tërësi. Nuk po ju them që investitorët thonë që në Shqipëri shteti të jetë kaq rigoroz, edhe pse kanë thënë çdo gjë sipas librit të ligjit.
Përcaktimi i brezit mbrojtës, është i shkruar, projekti duhet të konisderojë dhe respektojë brez mbrojtës nga vija e lagunës. Kjo distancë duhet të ruajë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë porceset ekologjike, karakteristike të zonës. Është e shkruar, përpara, kur ka ardhur kompania dhe është përballur me të gjitha vërejtjet. Leja e infrastrukturës në prill 2026 është dhënë për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme për vendosjen e pajisjeve të përkohshme që do të përdoren për studimin e biodiversitetit. Pasuritë objekt-zhvillimi janë pronë private."
Kryeministri tha se zona është cilësuar si peizazh I mbrojtur, që hyn tek kategoria e pestë, pranadaj edhe mund të ndërthuret natyra me aktivitetin njerëzor.
"Pishë Poroja nuk është një zonë e mbrojtur e kategorisë së parë, apo të dytë, por klasifikohet e kategorisë së pestë, peizazh I mbrojtur. Për shpalljen peizazh I mbrojtu ka një vendim qeverie, por ajo që është e rëndësishme të thuhet është që në 2017 këto kategori janë të adoptuara në mënyrë të plotë. Thelbi është I gjithi I linjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare dhe në princip sa më larg shkohen nga kategoritë 1 dhe 2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Ndërsa për kategorinë e 5 ndërthuret natyra me aktivitetin njerëzor. Kanë bashkëjetuar historikisht do vazhdojnë të bashkëjetojnë. Në hartën e europës ka laguan të ngjashme dhe ku ka aktivitettë plotëekonomik dhe social. Në nenin 20 të ligjit, përcaktohet saktësisht se peizazhi I mbrojtur mund të ndërtohet."
Rama foli edhe për projektin e Sazanit, I cili ndryshe nga Zvërneci është tokë shtetërore dhe negociatat vijojnë, pasi shteti shqiptar do të jetë ortak I investimit dhe Sazani nuk do të shitet.
Sinjale pozitive nga ekonomia shqiptare - BSH: Konsumatorët dhe bizneset presin përmirësim të financave dhe të aktivitetit
Konsumatorët, bizneset në industri, ndërtim dhe në sektorin e shërbimeve, kanë shfaqur një besim të lartë në ekonomi gjatë majit. Sipas vrojtimit më të......
Pagesa mbi 2000 euro vetëm përmes bankës - Kosovë, hyn në fuqi kufizimi. Synohet ulja e ekonomisë informale
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), sipas të cilit pagesat ndërmjet bizneseve dhe individëve në vlerë mbi 2,000......
Familjarët dhe bizneset dominojnë panelet diellore - Vetëprodhimi i energjisë/ Institucionet publike dhe jobuxhetorët, shifra modeste
Teksa numri i vetëprodhuesve të energjisë elektrike pëson rritje nga viti në vit, të dhënat tregojnë se pjesa dërrmuese e tyre janë konsumatorë jofamiljarë,......
Studentët po ndryshojnë zgjedhje?! Universitetet private fitojnë terren, regjistrimet u rritën me 18.3% në pesë vite
Vitet e fundit, universitetet private në Shqipëri po tërheqin gjithnjë e më shumë studentë, duke shënuar një rritje të vazhdueshme të regjistrimeve dhe duke......
Të papunët me ide biznesi përfitojnë financim nga shteti - AKPA: Deri në 1 milion lekë për të nisur sipërmarrjen. Aplikimet, deri më 4 qershor
Në një kohë kur shumë të rinj dhe punëkërkues përballen me vështirësi për të hyrë në tregun e punës, programi i vetëpunësimit ofron një mundësi për ata që......
“Projekti i Zvërnecit, shteti nuk ka pjesë” - Rama: Pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata
Kryeministri Edi Rama po mban një fjalë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me zhvillimet në Zvërnes. Ndër të tjera ai u......
Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me muajin e kaluar duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 81.3 lekë dhe duke u......
77,7 milionë lekë për rrugën “Selitë e Vjetër” - Bashkia Tiranë hap garën, parashikohet ndërhyrje e plotë infrastrukturore
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugës “Selitë e Vjetër” në kryeqytet. Sipas dokumentit në Agjencinë e......



