'Shteti ka fituar të gjitha betejat gjyqësore' - Malaj: Çështja “Bankers” e trajtuar me kronologji të plotë ligjore

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka paraqitur në mënyrë kronologjike ecurinë e çështjes së kompanisë Bankers Petroleum Albania, duke theksuar se procesi duhet kuptuar në tërësi përpara çdo konkluzioni mbi detyrimet financiare.
Sipas ministrit, marrëveshja fillestare për shfrytëzimin e vendburimit Patos-Marinëz u nënshkrua në qershor 2004 për një afat 25-vjeçar dhe parashikonte lehtësira fiskale, përfshirë përjashtime nga akciza për produktet e përdorura në proceset e nxjerrjes së naftës bruto, të vlefshme deri më 1 prill 2014.
Pas ndryshimeve fiskale të kësaj date, këto përjashtime u hoqën dhe administrata doganore nisi interpretimet dhe kontrollet mbi produktet e përdorura, përfshirë holluesin (diluentin), i cili u bë objekt i mosmarrëveshjeve me kompaninë.
Në shtator 2014, Dogana njoftoi një detyrim prej 589 milionë lekësh për akcizë të papaguar, i cili u kundërshtua nga kompania në gjykatë, duke hapur një proces gjyqësor që zgjati rreth 10 vjet deri në Gjykatën e Lartë.
Në mars 2022, Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës doganore për të vjelë akcizën mbi produktet e përdorura në proceset hidrokarbure.
Paralelisht, në vitin 2019 u krye një kontroll tjetër, ku u vendos një detyrim i ri prej 3.09 miliardë lekësh dhe një gjobë rreth 9 miliardë lekësh, në total 12.48 miliardë lekë, i cili u pezullua për shkak të proceseve gjyqësore në vijim.
Në vitin 2021, çështja u përfshi edhe në një proces arbitrazhi ndërkombëtar, i cili në qershor 2024 i dha të drejtë shtetit shqiptar. Ky vendim u konfirmua më tej në dhjetor 2024 nga gjykatat ndërkombëtare, duke riafirmuar pozicionin e shtetit.
Në shtator 2025, administrata doganore rifilloi procedurat për ekzekutimin e detyrimeve, ndërsa kompania kërkoi sërish masa pezullimi në gjykatat shqiptare deri në dhjetor 2025, kur gjykatat i dhanë të drejtë autoriteteve shtetërore për vijimin e ekzekutimit.
Sipas ministrit, pas këtij vendimi nisi faza e mbledhjes së detyrimeve, ndërsa kompania nuk dispononte shumën e plotë prej rreth 120 milionë eurosh në llogaritë bankare për bllokim të menjëhershëm.
Aktualisht, sipas Ministrisë së Financave, është arritur një marrëveshje për shlyerjen e detyrimit prej rreth 3 miliardë lekësh (rreth 30 milionë euro), e cila po paguhet me këste sipas një skeduli të dakordësuar, duke nisur me pagesa mujore nga 350 mijë deri në 973 mijë dollarë.
Ministri Malaj theksoi se kjo çështje është rezultat i një procesi të gjatë ligjor dhe institucional, gjatë të cilit shteti shqiptar ka mbrojtur interesat e tij si në gjykatat vendase ashtu edhe në ato ndërkombëtare, duke fituar në të gjitha shkallët kryesore të shqyrtimit.
Ibrahimaj: Durana, model europian për inovacionin dhe tërheqjen e investimeve në teknologji
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një interpelance në Kuvend, ka mbrojtur projektin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana”,......
Dervishi kërkon trajtim të avancuar për vendet kandidate - Komisioni Evropian vlerëson reformat e Shqipërisë
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ngriti në nivel evropian çështjen e statusit të vendeve......
Air Bnb me fitime të mëdha në Europë/ Ku renditet Tirana? Norma e zënies prej 63% dhe mbi 3,700 apartamente e bëjnë kryeqytetin një treg tërheqës
Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve të interesuar për tregun e qirave afatshkurtra. Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 68-të......
Akset e Korridorit Blu do të ndërtohen me PPP - Karakaçi: Autostrada Thumanë-Kashar, histori suksesi
Të gjitha akset rrugore, pjesë e Korridorit Blu, do të ndërtohen me Partneritet Publik Privat, këtë e theksoi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea......
BE dhe qeveria vlerësojnë reformat me financim europian - Shqipëria ka përfituar deri tani 213 mln euro nga Plani i Rritjes
Bashkimi Europian dhe Qeveria shqiptare zhvilluan në Tiranë dy mbledhjet e përvitshme të monitorimit, ku u shqyrtua ecuria e reformave dhe projekteve të......
“Analizë e plotë shkencore për ndikimin në mjedis” - Ministri Jaupaj për Zvërnecin: Ligji nuk i ndalon, vendos kushte
Projekti që do të paraqitet për zhvillimin e zonës së mbrojtur Pishë-Poro- Nartë do I nënshtrohet një analize të thelluar për ndikimin në mjedis. Kështu u......
Bypass-i i Elbasanit, mbyllet pa ankesa faza e ofertave - ARRSH drejt vlerësimit të propozimeve për 2 lotet e para me vlerë 5.8 mld lekë
Procedurat tenderuese për ndërtimin e dy loteve të para të bypass-it të Elbasanit kanë avancuar në fazën e shqyrtimit të ofertave, pasi afati i dorëzimit të......
BE vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe fondeve të paraanëtarësimit
Bashkimi Evropian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe përdorimin e fondeve të paraanëtarësimit, gjatë dy mbledhjeve......



