Shqipëria Postuar më 13 Mars 2026, 13:34

Shteti hyn në tregun e naftës për të frenuar çmimet - Rama: Do të krijojmë një faktor publik për të lehtësuar barrën e qytetarëve

Nga Ledina Elezi

Shteti hyn në tregun e naftës për të frenuar çmimet -

Shteti do të ndërhyjë për të rregulluar tregun e naftës, nisur prej rritjes së çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme. Në një konferencë për mediat, Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria do të krijojë një faktor publik për të lehtësuar barrën e qytetarëve.

“Kriza po shfaqet në të gjithë botën dhe këtu, për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Një nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktor shtetëror që do të lehtësojë barrën për qytetarët. Ne do ta krijojmë faktorin publik në tregun e naftës. Shumë shpejt do të japim shembull që edhe në tregun e naftës, gjërat do të ndryshojnë. Nën garancinë e shtetit, do të jetë shumë më e lehtë për të pasur një marrëveshje...Rezerva duhet të shkojë në 3 muaj, por kjo nuk mjafton më tani si masë sigurie, por nuk mjafton”, tha Rama.

Për sa i përket anulimit të tenderit për portin e ri në Porto Romano, Kryeministri u shpreh edhe një herë se kompania është tërhequr si rezulat i krizës në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimeve, ndërsa theksoi se nuk ka pasur asnjë presion nga ndërkombëtarët për t'u tërhequr.

“Kompania që i ka kaluar të gjitha fazat dhe ka bërë ofertimin e fundit, është tërhequr për shkak të krizës. Nuk ka pasur asnjë shqetësim të shpehur as nga SHBA dhe as nga BE, por ka pasur presion nga faktorë të tjerë të pa interesuar që ky port të jetë një histori suksesi. Kompania Royal Haskoning ka përgatitur të gjithë termat e referencës dhe ka pasur interes herën e parë, por ka pasur kritere shumë të forta dhe këtë herë ndodhi kriza. Kompania ka dhënë argument krizën dhe çmimet, nëse nuk ndryshon situata, atëherë do të kemi shumë të vështirë të ndërtojme me çmimet që kemi vendosur aktualisht”, theksoi Kryeministri.

Sipas Kryeministrit, porti ekzistues i cili ndodhet në mes të qytetit të Durrësit, nuk gëzon asnjë kapacitet për të qenë nyje logjistike e Korridorit VIII.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat