Shteti arkëton 6.5 miliardë euro në 10 muaj - Rriten të ardhurat. Kontributet dhe pagat perfomancën më pozitive

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 628 miliardë lekë apo rreth 6.5 miliardë euro në 10 muaj, me një realizim në masën 99.7 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 37.7 miliardë lekë më shumë ose 6.4 % më shumë.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Tetor 2025, u realizuan në shumën 214 miliardë lekë, 25 miliardë lekë ose 13.2% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 472 milionë lekë më shumë.
Pothuajse të gjithë zërat kanë pasur perfomancë në rritje, por e shprehur në përqindje rritja më e lartë i takon të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale, realizuar në 69.5 miliardë lekë, se 26.5% më shumë se një vit më parë, ku ndikim të ndjeshëm ka pasur lufta antiinformalitet. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 56.7 miliardë lekë, 7.5 miliardë lekë ose 15.3% më shumë se periudha Janar- Tetor 2024, ndikuar nga rritja e konsumit dhe turizmi. Të ardhurat nga kontributet u realizuan në shumën 149.1 miliardë lekë, ose 11.8% më shumë se Janar-Tetor 2024, si dhe me realizim prej 100.2% të planit të periudhës. Nga tatim fitimi u mblodhën 49 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 4.1% më shumë se periudha Janar-Tetor 2024.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), u realizuan në vlerën 199.7 miliardë lekë, 9.3 miliardë lekë ose 4.9% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024, dhe me realizim në masën 99.8% të planit të periudhës për të ardhurat doganore, për vitin 2025.
Shpenzimet e përgjithshme publike, arritën në rreth 578.8 miliardë lekë me një realizim në masën 96.2% të planit të periudhës, ndërsa shpenzimet kapitale rezultuan në rreth 66.4 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025. Krahasuar me planin ato u realizuan në masën 83.3%. Niveli i suficitit rezultoi në rreth 49.2 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit ka rezultuar 30.7% më i ulët ose rreth 21.8 miliardë lekë më pak.
“Shqipëria, me qendër rajonale për kërcënimet hibride” - Tafa: Objektiv, përballimi më i mirë i sulmeve dhe rritja e kapaciteteve profesionale
Shqipëria do të krijojë një qendër rajonale në fushën e kërcënimeve hibride. Kështu është shprehur Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike......
Kryeministri Rama: Pezullimi i ministres, goditje brutale ndaj ekzekutivit. Rast unik në Europë. Do ta çojmë në Kushtetuese
Qeveria shqiptare do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) për pezullimin e......
54 mln euro grant për transport të sigurt - Miratohet marrëveshja. Fondi për Ballkanin Perëndimor administrohet nga BB
Gjatë samitit “Rruga drejt BE-së” në Tiranë, u njoftua miratimi i një granti prej 54 milionë eurosh, i cili do të shkojë për programin e transportit të......
Sfidat e varfërisë energjetike - Raporti i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në izolimin e ndërtesave
Një raport mbi varfërinë energjetike, i përgatitur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në eficiencën e energjisë,......
“Pensionet, reformë urgjente” - BB: Deri në 2060, 34% e shqiptarëve parashikohet të jenë mbi moshën e pensionit
Banka Botërore rekomandon qeverinë shqiptare të ndërmarrë një sërë reformash të fokusuara në mbrojtjen sociale, edukimin dhe të rishikojë në mënyrë urgjente......
“Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026-ën” - Rama dhe Kos, në tryezën e përbashkët për Ballkanin Perëndimor
Tarifat roaming me Bashkimin Europian do të marrin fund në 2026. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në tryezën e përbashkët me komisioneren për......
Kontabilistët, rol thelbësor në integrimin në BE - 25-vjetori i IKM/ Digjitalizimi dhe konkurrenca, sfidat e reja të sektorit
Profesioni i kontabilistit në vend përballet me sfida të reja siç është digjitalizimi, inteligjenca artificiale dhe konkurrenca. Në konferencën e 25-vjetorit......
Mali i Zi synon të reduktojë deficitin buxhetor - Qeveria miraton projektbuxhetin. 1.1 miliardë euro investime kapitale në 3 vjet
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, duke synuar një deficit prej 278 milion eurosh, që përkon me 3.2% të PBB-së, më i ulët se......





