Shtatori, konsum më i lartë se Korrik-Gushti - Tatimet mbledhin 392 milionë euro të ardhura
Shtatori ka rezultuar një muaj shumë i mirë sa i takon konsumit të popullatës dhe tatimit të paguar. Pavarësisht se është muaji i fundit që mbyll sezonin turistik veror në vend, duket se kjo nuk është ndjerë, pasi të ardhurat në arkën e tatimeve janë më të larta se ato të mbledhura në muajin Korrik dhe Gusht.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat totale e realizuar për muajin Shtator 2025 , kanë kapur shifrën 39.2 miliardë lekëve apo 392 milionë euro. Ndërsa në muajin Gusht, të ardhurat tatimore u regjistruan në 385 milionë euro, duke regjistruar kështu një kapërcim me 7 milionë euro. Po ashtu, është në rritje edhe në raport me muajin Korrik, ku të ardhurat ishin 390 milionë euro.
Në krahasim me Shtator 2024 të ardhurat janë tejkaluar me 53 milionë euro. E shprehur në përqindje, kapërcimi në raport me vitin e kaluar regjistrohet në 15.7 %.
Ndërsa në raport me planifikimin e bërë rritja e të ardhurave regjistrohet në 27 milionë euro apo 7.4 %.
Në 9 mujor të ardhurat tatimore arrijnë në 212.6 miliardë lekë, me rritje prej 42 miliardë lekë apo 420 milionë euro në raport me janar-shtator 2024.
Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitive përgjatë gjithë vitit.
Faktorët kryesore të rritjes së të ardhurave lidhen me rritjen ekonomike, aktivitetin më të lartë të biznesit dhe konsumin e shtuar, çka është reflektuar në TVSH-në e brendshme dhe tatimin mbi fitimin.
Peshën kryesore në rritje e kanë mbajtur të ardhurat e gjeneruara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar çka tregon edhe konsumin në rritje në popullatë. Ndërsa shtatori, përveç turizmit, është edhe muaji kur fillon viti i ri shkollor për nxënësit e arsimit para universitar çka nxit edhe blerje të shtuara. Turizmi po ashtu ka rritur të ardhurat nga shërbimet, TVSH dhe akciza.
Tatimi mbi të ardhurat personale është një tjetër zë me peshë të konsiderueshme në të ardhurat tatimore, cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim. Fushata për faturimin elektronik dhe kontrollet e shumta në terren duke se ka dhënë kontribut në formalizim dhe rritjen e të hyrave tatimore. Po ashtu deklarimi dhe pagesa e detyrimit të DIVA-s nga të punësuarit në vend duke se ka ndikuar në këtë perfomancë.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, kanë njohur një rritje të konsiderueshme muaj pas muaji, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së pagave dhe atë kundër nëndeklarimit të tyre.
Tatimi mbi fitimin dhe Taksat nacionale gjithashtu e kanë pasur performancë pozitive.
Ndërkohë që përdorimi i teknologjisë dhe analizës së riskut duket se ka përmirësuar ndjeshëm administrimin e të ardhurave.

Kursimet e Tiranasve “humbasin” ritmin! - BSH: Depozitat, 0.5% më pak në tremujorin e dytë. Qarqet e tjera mbushin arkën
Edhe pse Tirana është qarku me shumën dhe historikisht me rritjen më të lartë të kursimeve në bankë, për shkak të numrit më të madh të popullsisë, duket se......

Xhaja në Konferencën Rajonale “Resilient Voices”: Ripërdorimi social i pasurive të sekuestruara, burim fuqizimi ekonomik!
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale......

Kina, në prag të një “revolucioni” valutor - Si ndikon rritja e monedhës kineze në tregun ndërkombëtar?
Debati për dominimin e vazhdueshëm të dollarit në sistemin monetar global është i përsëritur, me rivalin "e përjetshëm", euron, që shihet si kërcënimi......

Shtëpia e Bardhë “ndëshkon” shtetet demokrate - Ngrin 26 miliardë dollarë fonde, kërcënon shkurtime në administratë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ngrirë 26 miliardë dollarë fonde federale për shtetet që drejtohen nga guvernatorë demokratë. Masa vjen......

Reshjet e para të borës/ Balluku: Ekipet në terren, qarkullimi vijon normalisht
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot se reshjet e para të borës kanë mbërritur më herët......

‘Mot i keq’ edhe në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke pësuar zbritje nga një ditë më parë duke u blerë sot me 81.7 lekë dhe duke u shitur me 82.9 lekë sipas......

Anulohen lundrimet nga/drejt Durrësit – APD: Shkak, moti i keq!
Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe......

OpenAI arrin vlerën 500 miliardë USD - Shiten aksione me vlerë 6.6 miliardë dollarë tek investitorë globalë
OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, ka arritur një vlerësim prej 500 miliardë dollarësh, pas një marrëveshjeje në të cilën punonjës aktualë dhe......