Shqiptarët u “largohen” titujve qeveritarë? - AMF: Bie me 25% interesi për të investuar në tregun primar gjatë 2025

Shqiptarët po i largohen investimit në tituj qeveritarë. Në 2025, individët kanë shfaqur interes më të ulët për blerjen e titujve, qoftë përmes Bankës së Shqipërisë apo fondeve të investimit. Normat e ulëta të interesit kanë dekurajuar investitorët individualë nga pjesëmarrja sidomos në tregun primar.
Deri në shtator të këtij viti janë kryer në total 5,875 transaksione nga individët në tregun primar të titujve të qeverisë, me një rënie prej rreth 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur totali i tyre ishte 7,786. Një ulje e tillë e numrit të transaksioneve është shoqëruar edhe me uljen e volumit të parave të investuara në bono thesari e obligacione të Qeverisë nga qytetarët.
Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se individët kanë blerë në tregun primar, pra nga blerjet direkte për herë të parë të titujve qeveritarë përmes ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë, rreth 19.3 miliardë lekë letra me vlerë të qeverisë. Rënia është 16.6% krahasuar me nëntëmujorin e vitit të kaluar, kur totali i investimeve nga individët ishte 23 miliardë lekë.
Nga ana tjetër, vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për periudhën janar-shtator 2025, i cili përfshin shitjen e titujve ndërmjet bankave, fondeve dhe investitorëve të tjerë individualë, pasi janë blerë fillimisht nga Banka e Shqipërisë dhe para përfundimit të afatit të tyre, u dominua në masën 54% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 46% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 72.5% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari. Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për periudhën janar-shtator 2025 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Për të investuar në bono thesari dhe obligacione, qytetarët mund të marrin pjesë në mënyrë direkte në ankandet e Bankës së Shqipërisë ose të investojnë në mënyrë indirekte përmes fondeve të investimeve, të pensioneve dhe institucioneve të tjera të autorizuara për investim në këto instrumente.
Grekët, të “distancuar” nga teknologjia - Rreth 70% e qytetarëve nuk e përdorin “IA” në punë
Megjithëse pjesa më e madhe e qytetarëve grekë, rreth tetë në dhjetë, kanë dëgjuar për inteligjencën artificiale dhe aplikimet e saj, më shumë se tre në......
SHBA, 80 mld USD për energjinë bërthamore - Synohet ndërtimi i reaktorëve të rinj për të përballuar kërkesën në rritje
Qeveria e Shteteve të Bashkuara nënshkroi një partneritet me pronarët kanadezë të Westinghouse Electric, me qëllim ndërtimin e reaktorëve bërthamorë me vlerë......
Paundi humbet sërish pikë - Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 82.7 lekë dhe është shitur me......
Nvidia, 7 superkompjuterë për qeverinë e SHBA - 500 miliardë dollarë për çipet e inteligjencës artificiale
Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka deklaruar se kompania udhëheqëse në prodhimin e çipeve për inteligjencën artificiale do të ndërtojë shtatë......
OBT, thirrje për reforma - Kreu i Organizatës: Duhet të përmirësojmë procedurat e vendimmarrjes
Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, ka kërkuar reforma në këtë institucion 30-vjeçar. Ajo nënvizoi rregullin e konsensusit,......
Kroacia rrit pagën minimale në 1,050 euro - Qeveria miraton vendimin. 50% rritje në tre vitet e fundit
Qeveria kroate ka miratuar një rregullore të re që përcakton pagën minimale të vendit për vitin 2026 në 1,050 € bruto në muaj. Ky vendim përfaqëson një......
Zyra e Komisionerit tryezë me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë: Bashkëpunim për zbatimin e ligjit të ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zhvilloi një tryezë pune me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë dhe......
Rriten normat e interesit në Kosovë - Tregu financiar përballet me tkurrje kreditimi
Norma mesatare e interesit të bankave komerciale për kredi është rritur me rreth 15 për qind nga janari deri në shtator të këtij viti. Në janar norma......





