Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2025, 14:37

Shqiptarët u “largohen” pushimeve në Mal të Zi - Operatorët: Akomodimi u shtrenjtua, pushuesit zgjedhin Greqinë

Nga Hamit Yzeiraj

Shqiptarët u “largohen” pushimeve në Mal të Zi -

Mali i Zi po preferohet gjithnjë e më pak nga shqiptarët dhe jo vetëm për pushime këtë sezon turistik.

Rritja e TVSH-së nga 7% në 15% për akomodimin në hotele ka rritur çmimet duke ndikuar negativisht në fluksin turistik. Në fillim të këtij viti, numri i netëqëndrimeve është ulur me 10%.

“Në fakt ka pasur një ndryshim sepse janë rritur çmimet. Problemi është se në Mal të Zi nuk ka konceptin all-inclusive, pra ofrohet vetëm akomodimi dhe fjetja, pa ndonjë shërbim tjetër shtesë. Për pasojë, klientët tanë qëndrojnë vetëm 2-3 ditë dhe jo më gjatë, gjë që ka ndikuar në rënien e net-qëndrimeve,” tha Kristina Gjinaj, operatore turistike.

Ndërkohë, në rajon, sipas të dhënave nga Airbnb, përgjatë vijës bregdetare nga Kroacia deri në Greqi, çmimet janë rritur krahasuar me një vit më parë.

Në Kroaci, çmimet e strukturave akomoduese të listuara në Airbnb variojnë nga 300-400 dollarë deri në 900 dollarë për natë afër plazhit. Me çmime të ngjashme ndjekin Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia.

Por për pushime, shqiptarët duket se kanë zgjedhur Greqinë.

“Nga Greqia kemi zona shumë pranë Shqipërisë dhe, duke shmangur fluturimet që gjatë sezonit veror kanë çmime të larta, shqiptarët zgjedhin të udhëtojnë me makinat e tyre. Zona më e preferuar mbetet ajo e Korfuzit,” tha Klodina Çobo, operatore turistike.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë tre muajve të verës të vitit të kaluar rreth 2.2 milionë dalje të shqiptarëve jashtë territorit, ku pjesa më e madhe kanë udhëtuar për pushime.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat