Shqiptarët, të fundit në rajon për sigurimin e jetës- Raporti: MTPL-ja, i vetmi produkt me përqindjen më të lartë të primeve
Në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë, shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën. Sipas raportit më të fundit të Xprimm, sigurimi i jetës në Shqipëri dhe Kosovë ka numrin më të ulët të primeve në raport me produktet e tjera të sigurimit.
Konkretisht, sigurimi i jetës në vendin tonë përbën vetëm 9% të portofolit të primeve në të gjitha shoqëritë e sigurimit, ndërsa në Kosovë zë vetëm 5%. Në krahasim me vitin 2023, edhe rritja e primeve të këtij produkti ka qenë më e vogël sesa për vende si Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi.
Megjithatë, për sa i përket poduktit MTPL e brendshme, i cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore, apo shëndetësore, Shqipëria është i vetmi shtet në Evropën Qendrore dhe Lindore ku MTPL-ja zë 56% të portofolit të primeve në të gjitha shoqëritë e sigurimit, një përqindje kjo më e lartë se në vendet e tjera të rajonit.
Nga ana tjetër, sigurimi i pronës paraqitet thuajse në të njëjtat nivele në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht se ky rajon është mjaft i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, rreziqeve të lidhura me klimën si zjarri, përmbytjet dhe të tjera, sërish ndërgjegjësimi për mbrojtjen e pronës ndaj kërcënimeve të tilla, mbetet i ulët.
Nëse bëjmë një përllogaritje në bazë të shumës së primeve, Serbia është shteti që ka regjistruar vlerën më të lartë në gjysmën e parë të vitit të kaluar, ndërkohë që Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, janë 3 shtetet me vlerën më të vogël të primeve. Primet e këtyre 3 shteteve së bashku nuk kalojnë dot as vlerën prej 356 milionë eurosh të primeve të Serbisë. Fakti që Serbia ka një popullsi më të lartë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndikon gjithashtu në një performancë më të mirë të tregut të sigurimeve në këtë shtet. Megjithatë, në rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila dhe pse ka një popullsi më të vogël se Shqipëria, vlera e primeve është më e lartë, tregon një ndërgjegjësim më të madh të popullsisë maqedonase për t'u siguruar, në krahasim me atë shqiptare.
Sondazh

Diaspora në zgjedhje, mesatarisht 4 aplikime në një minutë/ Deri tani janë rreth 149 mijë persona të cilëve u është miratuar kërkesa
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 18 Shkurt kanë aplikuar rreth 230 mijë individë dhe rreth 228 mijë prej këtyre kërkesave janë......

Sa fitojnë apartamentet me “Booking”? - Llogaria e kostove për një strukturë akomodimi në Tiranë
Tashmë qiratë afatshkurtra janë kthyer në një biznes të mirëfilltë për shumë individë të cilët marrin me qira afatgjatë struktura të ndryshme dhe më pas i......

Janari sjell Izraelin në hartën e eksporteve shqiptare/ Italia mbetet partneri i parë, Çekia përfshihet po ashtu në “top 10”
Tregtia e jashtme e nisi vitin mbarë sipas shifrave të Janarit të vitit 2025. Eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u rritur me 4.9%, në......

Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Gjatë vitit 2024 niveli arriti në 17.93%. Rriten edhe arkëtimet
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë gjatë vitit të kaluar u regjistrua në 17.93%, ose rreth 1% më pak se viti paraardhës, ku humbjet......

Meta po krijon robotë humanoidë - Të udhëhequra nga “IA”, pajisjet do të ndihmojnë me punët e shtëpisë
Meta Platforms po krijon një divizion të ri brenda njësisë Reality Labs për të zhvilluar robotë humanoidë të fuqizuar nga inteligjenca artificiale që mund të......

“Evropa, në prag të një krize tjetër financiare” - Merz, i shqetësuar për borxhet e larta në vendet e BE-së
Friedrich Merz, kandidati favorit i Gjermanisë për t’u zgjedhur kancelar, u shpreh se është "shumë i shqetësuar" që Bashkimi Evropian po shkon drejt një......

Greqia, satelitë në hapësirë brenda vitit - Objektet do të monitorojnë fatkeqësitë natyrore, aktivitetin bujqësor
Greqia do të nisë mikrosatelitët e saj të parë në fund të vitit 2025, si pjesë e një strategjie kombëtare për të përmirësuar qeverisjen digjitale. Ministri i......

“Panelet diellore ulin faturat e energjisë me 24%”- Studimi bën thirrje për të mbështetur familjet e varfra në Britani
Familjet më të varfra në Britani mund të ulin faturat e energjisë me një të katërtën, nëse panelet diellore do të instaloheshin në çatitë e tyre, sipas......