Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2026, 11:39

Shqiptarët "të fiksuar" pas Botërorit/ FIFA World Cup dhe sporti mbeten tema që dominojnë kërkimet në Google

Nga Eldiona Serani

Shqiptarët "të fiksuar" pas Botërorit/ FIFA World Cup

Një valë e re interesi për futbollin ndërkombëtar ka përfshirë përdoruesit shqiptarë të internetit, teksa ndeshjet e ekipeve po kthehen në ndër temat më të diskutuara online. Përballja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Paraguait ka marrë vëmendjen kryesore, duke dominuar kërkimet në Google dhe YouTube gjatë 24 orëve të fundit.

Përveç transmetimit live, përdoruesit kanë kërkuar gjithashtu informacion mbi orarin e sfidës, parashikimet dhe momentet kryesore të përballjes. Në listën e kërkimeve janë shfaqur edhe terma si “USA vs Paraguay time”, “USA vs Paraguay prediction” dhe “USA vs Paraguay live stream”, duke treguar interesin e lartë për çdo detaj të ndeshjes.

Ky interes është shfaqur edhe në YouTube. Sipas të dhënave të platformës, kërkimet më të përdorura kanë qenë “live USA vs Paraguay”, “USA vs Paraguay live” dhe “USA vs Paraguay highlights”, me përdoruesit që kanë kërkuar transmetimin dhe momentet më të rëndësishme të sfidës.

Vëmendja e tifozëve nuk është përqendruar vetëm te kjo ndeshje, pasi në kërkimet online janë shfaqur edhe përballje të tjera si “Bosnia vs Canada”, “Canada vs Bosnia and Herzegovina”. Ndërkohë, termi “FIFA World Cup 2026” vijon të jetë ndër më të kërkuarit, duke treguar rritjen e interesit për turneun më të madh të futbollit në botë.

Ndërkohë edhe gjatë muajit të fundit, sporti ka qenë në qendër të interesit, me ndeshjet e futbollit dhe eventet e mëdha ndërkombëtare që kanë dominuar listën e kërkimeve.

Në vendin e parë është renditur kërkimi “Albania vs Israel”, i cili ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesit. Përballjet e kombëtares shqiptare vijojnë të jenë ndër temat që marrin më shumë vëmendje online.

Një tjetër temë që ka marrë një rritje të madhe në kërkime është “Roland Garros”, turneu prestigjioz i tenisit që çdo vit tërheq miliona ndjekës në mbarë botën. Rritja e interesit për këtë event tregon se përdoruesit shqiptarë nuk janë të fokusuar vetëm te futbolli, por ndjekin edhe sporte të tjera ndërkombëtare.

Në listën e temave më të kërkuara është shfaqur gjithashtu “El Niño”, fenomeni klimatik që ndikon në temperaturat, reshjet dhe kushtet atmosferike në shumë vende të botës. Interesi për këtë temë lidhet me vëmendjen e shtuar ndaj ndryshimeve klimatike dhe ndikimit të tyre në jetën e përditshme.

Shqiptarët "të fiksuar" pas Botërorit/ FIFA World Cup

 

Shqiptarët "të fiksuar" pas Botërorit/ FIFA World Cup

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat