Shqiptarët, të “etur” për internet/ AKEP: Konsumi mesatar mujor u rrit me 3%. Po përdorin më pak minuta dhe SMS
Shqiptarët po përdorin më shumë internet, por më pak minuta dhe mesazhe SMS. Të dhënat e sapopublikuara mbi tregun nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), tregojnë se qytetarët shqiptarë kanë konsumuar mesatarisht 134 minuta dalëse, 12 SMS dhe 9.21 GB internet në muaj gjatë periudhës janar-mars 2025.
Nga krahasimi i këtyre vlerave me ato të tremujorit të fundit të 2024-ës, konstatohet se konsumi mesatar mujor i minutave dalëse pati një rënie me 7.6%, konsumi mesatar i SMS-ve u ul me 7.7% dhe ai i internetit pësoi rritje me 3%.
Në ndryshim nga interneti, minutat shpesh rezultojnë të pamjaftueshme për të komunikuar për një kohë të gjatë. Gjithashtu, një konsum më i madh i internetit vjen edhe për shkak të përdorimit më të lartë të rrjeteve sociale, të cilat shpesh harxhojnë shumë sasi interneti.
Nga ana tjetër, në Shqipëri po qarkullojnë edhe më pak karta SIM. Sipas statistikave të AKEP, rreth 3.2 milion ishte numri i kartave SIM në tre muajt e parë të këtij viti, rreth 4.2% më pak se në tremujorin e mëparshëm. Numri i individëve që e përdorin në mënyrë aktive telefoninë celulare arriti në përafërsisht 2.4 milion, shifër që përbën një rënie me 2.2% llogaritur me periudhën e fundit të 2024-ës.
Po sa minuta, internet dhe SMS kanë shpenzuar të gjithë shqiptarët në total?
Në lidhje me shifrën totale të minutave, SMS-ve dhe internetit të shpenzuara nga të gjithë qytetarët, vlerësohet se ajo është ulur ndjeshëm krahasuar me periudhën paraardhëse. Rreth 974 milionë minuta ishte totali i thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në tremujorin e parë 2025, duke shënuar kështu një rënie prej 9.3% në krahasim me periudhën pararendëse.
Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare ishte gati 88 milion, ndërkohë që sasia e trafikut të internetit në rrjetet celuare arriti në rreth 55 milionë GigaByte.

Industria e vajit të ullirit “ngushëllohet” me tarifat 15%/ Por, bizneset greke shqetësohen për konkurrencën në rritje nga tregjet e tjera
Një zyrtar i industrisë greke të vajit të ullirit tha se një tarifë importi e vendosur nga SHBA për mallrat e Bashkimit Evropian ishte një marrëveshje më e......

“Stablecoins kërcënojnë autonominë e Evropës”/ BQE: Ndikimi i dollarit mbi kriptoasetet rrit varësinë gjeopolitike nga SHBA
Dominimi i hershëm i dollarit mbi monedhat e qëndrueshme (stablecoins) i jep SHBA-së një avantazh që mund të rrisë kostot e huamarrjes për Evropën, të......

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore dhe rritje buxheti për ndërtimin e banesave
"Ndërtimi dhe strehimi janë çështja sociale e kohës sonë", njoftoi Ministria e Ndërtimit dhe Strehimit në Gjermani, kur publikoi planin për të ndihmuar në......

Kina “përgatit terrenin” për robotët humanoidë/ Modelet e reja kryejnë punë shtëpie dhe kujdesen për të moshuarit
Robotët humanoidë të Kinës po bëhen shpejt të aftë në punët e shtëpisë, pasi inxhinierët i pajisin ata me shkathtësinë dhe inteligjencën për të trajtuar......

Trump “shënjestron” Meksikën/ Tarifa 30% për importet nga vendi fqinj, duke nisur nga 1 gushti
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përgatitet të vendosë një tarifë prej 30% për importet nga Meksika duke filluar nga 1 gushti. Ai e ka......

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm - Shoqata Greke e Hoteleve: Mungojnë mbi 60,000 punëtorë në sezon
Në Greqi po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh punëtorë për sezonin e verës në turizëm. Pothuajse kudo në ishujt e populluar me turistë, shihen tabelat......

Masa të reja për ndërtimet, listë e zezë për shkelësit e ligjit/ Rama paralajmëron arkitektët: Do mbani përgjegjësi për devijimet
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e cila u shërben edhe......

Rreth 12 mijë hektarë pyje bëhen shkrumb/ EFFIS: Numërohen 47 vatra zjarri që nga fillimi i vitit e deri më tani
Që nga fillimi i vitit e deri më tani rezultojnë të jenë djegur 12,641 hektarë pyje dhe kullota në Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga Sistemi Evropian i......