Shqiptarët shpenzojnë 9.84 GB internet në muaj/ AKEP: Mesazhet SMS, gjithnjë e më tepër në tkurrje. “Rimëkëmben” thirrjet

Në Shqipëri, mënyra se si qytetarët përdorin telefoninë celulare po ndryshon me ritme të shpejta. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se përdorimi i mesazheve SMS është në rënie, ndërsa trafiku i internetit dhe i thirrjeve po rritet ndjeshëm.
Gjatë muajve prill-qershor, janë realizuar rreth 1 miliardë minuta thirrje dalëse nga rrjetet celulare, një rritje e dukshme krahasuar me periudhat e mëparshme. Ndërkohë, numri i SMS-ve të dërguara ka rënë ndjeshëm në krahasim me prill-qershor të vitit të kaluar, duke zbritur në 98 milionë mesazhe.
Në të kundërt, trafiku i internetit në rrjetet celulare ka shënuar rritje të vazhdueshme. Konsumi total ka arritur në rreth 62 milionë gigabyte, ndërsa përdorimi mesatar mujor për pajtimtar ka kapur shifrën 9.84 GB. Rritja lidhet kryesisht me përdorimin intensiv të aplikacioneve të komunikimit dhe rrjeteve sociale, të cilat kërkojnë gjithnjë e më shumë internet.
Ndërkohë, edhe tregu i kartave SIM po tkurret. Në fund të tremujorit të dytë, në Shqipëri qarkullonin rreth 3.27 milion karta SIM, ndërsa numri i përdoruesve aktiv ishte 2.42 milion. Të dy treguesit kanë shënuar ulje krahasuar me vitin e kaluar, duke reflektuar një konsolidim të përdorimit dhe kalimin drejt një modeli më të përqendruar të komunikimit.
Ky transformim është i lidhur ngushtë me zhvillimin teknologjik dhe me ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve, të cilët sot preferojnë më shumë komunikimin përmes internetit sesa thirrjet tradicionale apo mesazhet tekstuale.
Në këtë kontekst, operatorët e telefonisë celulare pritet të përqendrohen gjithnjë e më shumë në përmirësimin e cilësisë së internetit dhe ofrimin e paketave të përshtatura për nevojat digjitale të përdoruesve.
3 kushte që Evropa të zgjerohet - Mogherini: Shqipëria e ka vullnetin politik. Duhen edhe kapacitetet teknike
Është çelur viti akademik 2025-2026 për 41 studentët e Kolegjit të Evropës në Tiranë. Të pranishëm në ceremoni ishin Kryeministri Edi Rama dhe Rektorja e......
Shteti arkëton 6.5 miliardë euro në 10 muaj - Rriten të ardhurat. Kontributet dhe pagat perfomancën më pozitive
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 628 miliardë lekë apo rreth 6.5 miliardë euro në 10 muaj, me një realizim në masën 99.7 % të planit të periudhës. Krahasuar me......
“Shqipëria, me qendër rajonale për kërcënimet hibride” - Tafa: Objektiv, përballimi më i mirë i sulmeve dhe rritja e kapaciteteve profesionale
Shqipëria do të krijojë një qendër rajonale në fushën e kërcënimeve hibride. Kështu është shprehur Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike......
Kryeministri Rama: Pezullimi i ministres, goditje brutale ndaj ekzekutivit. Rast unik në Europë. Do ta çojmë në Kushtetuese
Qeveria shqiptare do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) për pezullimin e......
54 mln euro grant për transport të sigurt - Miratohet marrëveshja. Fondi për Ballkanin Perëndimor administrohet nga BB
Gjatë samitit “Rruga drejt BE-së” në Tiranë, u njoftua miratimi i një granti prej 54 milionë eurosh, i cili do të shkojë për programin e transportit të......
Sfidat e varfërisë energjetike - Raporti i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në izolimin e ndërtesave
Një raport mbi varfërinë energjetike, i përgatitur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në eficiencën e energjisë,......
“Pensionet, reformë urgjente” - BB: Deri në 2060, 34% e shqiptarëve parashikohet të jenë mbi moshën e pensionit
Banka Botërore rekomandon qeverinë shqiptare të ndërmarrë një sërë reformash të fokusuara në mbrojtjen sociale, edukimin dhe të rishikojë në mënyrë urgjente......
“Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026-ën” - Rama dhe Kos, në tryezën e përbashkët për Ballkanin Perëndimor
Tarifat roaming me Bashkimin Europian do të marrin fund në 2026. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në tryezën e përbashkët me komisioneren për......





