Shqiptarët preferojnë depozita afatgjata- BSH: Rënie drastike e kursimeve të ruajtura me afat 1, 3 dhe 6 muaj
Gjatë vitit 2024, shqiptarët kanë preferuar që t'i ruajnë kursimet e tyre në depozita me afat, sidomos në ato me maturitet mbi 2 vite. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, vlera totale e depozitave me afat ka arritur në 384 miliardë lekë. Normat më të favorshme të interesit për kursimet që ruhen në periudha shumë të gjata, i bëjnë këto lloj depozitash më tërheqëse për qytetarët.
Nga ana tjetër, depozitat me afate mujore vazhdojnë të jenë më pak të pëlqyerat, kjo për arsye të normës më të ulët të interesit dhe shpeshtësisë së rinovimit të kontratave. Rreth 20 miliardë lekë është vlera e depozitave me afat 1 muaj, 5.1 miliardë me afat 3 muaj dhe në 10 miliardë lekë llogariten depozitat me afat gjashtëmujor.
Por, cili prej llojit të depozitave ka pësuar rritjen më të madhe?
Depozitat me afat, konkretisht ato me afat mbi 2 vite, të cilat përbëjnë stokun më të madh në krahasim me të gjitha llojet e tjera, janë ato që kanë pasur edhe rritjen më të lartë gjatë vitit të kaluar. Shifrat flasin për një rritje me 9.4% të depozitave me afat mbi 2 vjet. Ndërkohë, kursimet e ruajtura për një periudhë njëvjecare vijnë të dytat në renditje, me një rritje prej 8.8% dhe një vlerë prej 135 miliardë lekësh. Edhe depozitat pa afat rezultojnë me një rritje të lartë prej 7.5%.
Nga ana tjetër, të gjithë depozitat me afate të shkurtra kanë shënuar një bilanc negativ. Statistikat zyrtare tregojnë për një rënie drastike prej 31.2% të shumës së depozitave me afat 1 muaj, një rënie prej 30.7% të atyre me afat 6 muaj dhe 29.4% rënie për depozitat me afat 3 muaj.
Sondazh

Shqetësime për bizneset që do vetëmenaxhojnë mbetjet- Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit, Shalsi e Tabaku: Kemi shumë kërkesa nga sipërmarrjet
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim projektligjin, që ngarkon çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet......

Rijetëzim i sheshit “Nënë Tereza” për librin e publikun- Rama: Tirana do të bëhet një nga kryeqytetet më tërheqës të Europës
“Është e rëndësishme që projekti është tërësisht i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm, pra nuk është një ndërtim me një impakt mbi strukturën e......

Panairi i Turizmit mblodhi mbi 100 ekspozues në Tiranë - Pjesëmarrje nga Kosova e Mali i Zi për të promovuar strukturat e tyre
Struktura hoteliere, agjenci turistike, agroturizme, shoqata turistike nga vendi e rajoni, u mblodhën në panairin dedikuar turizmit në Pallatin e Kongreseve.......

Tassoulas zgjidhet President i Greqisë- Votimi në parlament, pavarësisht protestave dhe tensioneve politike
Parlamenti i Greqisë zgjodhi ish-kryetarin e tij, Constantine Tassoulas, President të Republikës. Vendimi ka zemëruar protestuesit që u mblodhën jashtë......

“Standarde të reja për sigurinë ushqimore”- BE: Konsumatorët duan besim dhe transparencë, ndryshoni legjislacionin
Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Përfaqësues të Bashkimit Europian kërkojnë......

Vijon tendenca rënëse e bonove 12-mujore/ Në ankandin e fundit të shkurtit norma e interesit zbriti në 2.79%
Yield-i i bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka shënuar një rënie të lehtë në ankandin e fundit. Yield-i mesatar i ponderuar u regjistrua në 2.79%, nga......

“Të shtohet numri i inspektorëve të punës” -Raporti i ILO: Edhe përqindja e inspektimeve në bujqësi vijon të jetë e ulët
Shqipëria nuk ka mjaftueshëm inspektorë për të kontrolluar të gjithë bizneset lidhur me respektimin e të drejtave të punonjësve të tyre, apo rastet e......

Hekurudha Tiranë- Durrës-Rinas, avancojnë punimet -Drejt përfundimit segmenti Domje-Aeroporti i Rinasit
Lidhja e re hekurudhore e kryeqytetit me Aeroportin e Rinasit po bëhet realitet, pasi punimet për ndërtimin e segmentit Domje-Rinas janë drejt......