Shqiptarët po largohen edhe me letra! - Rreth 900 shqiptarë hoqën dorë nga pasaporta përgjatë vitit 2024
Jo vetëm që po emigrojnë, por gjithnjë e më shumë qytetarë po heqin dorë edhe nga pasaporta shqiptare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit të kaluar gati 900 shtetas shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia shqiptare, duke regjistruar kështu numrin më të lartë ndonjëherë.
Krahasuar me vitin 2023, kjo shifër është rritur me 6%, duke reflektuar një prirje në rritje të braktisjes së shtetësisë shqiptare.
Faktori kryesor që qëndron pas këtij fenomeni është se në disa shtete ku shqiptarët emigrojnë, marrja e nënshtetësisë së vendit pritës kërkon heqjen dorë nga nënshtetësia e mëparshme.
Pra, për të siguruar pasaportën e një vendi tjetër, si për të pasur akses më të lehtë në të drejta sociale, punësim apo udhëtim, shumë shqiptarë janë të detyruar të lënë pas pasaportën shqiptare.
Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se në harkun kohor të 10 viteve të fundit, afërsisht 6,500 qytetarë shqiptarë kanë hequr dorë në mënyrë zyrtare nga nënshtetësia shqiptare.
Profilizimi demografik tregon se shumica e tyre janë të rinj. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, individët në moshën 15–35 vjeç përbëjnë më shumë se gjysmën e atyre që janë larguar nga vendi dhe kanë aplikuar për të jetuar dhe punuar jashtë.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga EUROSTAT, në 20 vitet e fundit, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë shtetësinë e një prej vendeve të Bashkimit Europian.
Ky është një tregues i qartë i ritmeve të larta të emigracionit dhe integrimit të shqiptarëve në shoqëritë evropiane, shpeshherë duke sakrifikuar shtetësinë e origjinës për mundësi të reja jetese.
Sondazh

BE afër fazës përfundimtare të “euros digjitale” - Kanë lindur shqetësime për heqjen e parasë fizike
Bashkimi Evropian po i afrohet fazës përfundimtare të zhvillimit të “euros digjitale”, një hap i konsideruar si hapi i parë drejt zëvendësimit të plotë të......

AAPSK publikon katalogun e pasurive të sekuestruara, tjetër hap në drejtim të transparencës dhe mirëadministrimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë katalogun e pasurive të sekuestruara, një nismë......

Tarifat e makinave, BE “studion” kundërpërgjigjen - Von der Leyen thekson nevojën për një zgjidhje të negociuar
Një ditë pas misionit të Komisionerit të Tregtisë së BE-së, Maros Sefcovic, në Uashington, Donald Trump shpalli tarifat e reja doganore prej 25 % për të......

Park Ligatinor, investime në Liqenin e Shkodrës - Lidhet kontrata, synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në veri
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar lidhjen e kontratës me vlerë 731 mijë euro për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse......

Sa janë detyrimet e bankave ndaj borxhit të jashtëm? - BSH: Rreth 46% zotërohet nga qeveria. Ato në obligacione pësuan rënie
Rreth 46% e borxhit të jashtëm të Shqipërisë zotërohet nga qeveria, ndërkohë që pjesa e mbetur paraqitet e shpërndarë midis sektorëve të tjerë, bankave të......

“Real estate” kryeson investimet e huaja/ Por, transporti dhe akomodimi shënojnë rritjen më të lartë vjetore
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kanë marrë vendin e......

Trump vendos tarifa 25% për importet e makinave në SHBA!
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se do të vendoste tarifa 25% në importet e makinave, një veprim që udhëheqësi amerikan pretendon se do të......

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro. Hyn në fuqi në janar 2026!
Kryeministri vendit, Edi Rama gjatë pyetje/përgjigjeve me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’Sy” në platformat sociale, njoftoi se paga minimale do të rritet......