Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2025, 11:15

Shqiptarët pas luksit, sekonda pas sekonde - Në 5 muaj, u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Nga Hamit Yzeiraj

Shqiptarët pas luksit, sekonda pas sekonde - Në 5 muaj, u importuan

Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë vijojnë të shqetësojnë xhepin e qytetarëve, një tjetër tregues tregon se luksit nuk i ka rënë ora!
Shqiptarët po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për... orë dore! Por jo çfarëdo ore — ora të markave më të njohura në botë, që shpesh janë më shumë simbol statusi sesa aksesor funksional.

Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, janë importuar rreth 325 milionë lekë në orë – ose rreth 3.25 milionë euro.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo është një rritje prej 27% në vlerë.

Një fakt interesant është se, ndonëse shpenzimet janë rritur, sasia e orave të importuara ka rënë.
Në pesë muajt e parë të këtij viti, janë importuar 34 ton orë – ndërsa një vit më parë, kjo sasi ishte 44 ton.

Pra, më pak orë, por shumë më të shtrenjta.
Kjo tregon një zhvendosje të qartë drejt orëve të klasit të lartë, larg atyre më ekonomike apo imitimeve.

Nga makina luksoze te aksesori i vogël në dorë, duket se për një pjesë të shqiptarëve ora nuk është vetëm për të parë kohën — por për të treguar kohën e tyre... të suksesit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat