Shqiptarët paguan 73 milionë euro nga pagat e qiratë - Aksioni antiinformalitet dhe reforma në administratë patën ndikim kryesor
Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale për muajin Janar afro 73 milionë euro, duke shënuar një perfomancë tejet pozitive në raport me Janar 2024 si dhe të njëjtat periudha të viteve të mëparshme.
Konkretisht rritja në krahasim me Janar 2024 është afro 16 milionë euro ose 28%, duke e bërë zërin e dytë me kapërcimin më të lartë pas TVSH-së. Ndërsa në raport me Janar 2015, këto të ardhura thuajse janë dyfishuar.
Por çfarë ka ndikuar në këtë rritje?
Përgjatë dy viteve të fundit është ndërmarrë reforma e rritjes së pagave në administratën publike ku paga mesatare kaloi nivelin e 900 eurove, duke bërë që edhe tatimi paguar mbi pagën që marrin të jetë më i lartë.
Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte lëvizje në paga, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar.
Nga ana tjetër ndikim ka pasur fushata antiinformalitet e ndërmarrë nga qeveria lidhur me nëndeklarimin e pagave, duke bërë që vetëm gjatë muajit tetor, mbi 9 mijë biznese të reagonin duke deklaruar me rritje pagat e punonjësve të tyre. Ndërsa fushata vijoi edhe më pas me një raund të dytë tek ato biznese që nuk kishin reaguar.
Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme i cili është në nivelin 15 për qind si dhe tatimi mbi qiratë. Kjo tregon që veç pagave, ecuri pozitive ka pasur edhe sektori i pasurive të paluajtshme dhe finalizimi i transaksioneve, si dhe rritja e çmimit të qirave kryesisht në kryeqytet ka bërë që për ato qira të deklaruara, pagesa në tatime të jetë më e lartë.
Po ashtu një hapësire të konsiderueshme zë tatimi mbi të ardhurat nga dividendët dhe si dhe tatimi mbi të ardhurat nga interesat.
Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri më i dytë me më ndikim në buxhetin vjetor të shtetit, pas TVSH-së dhe përbën afro 26.7% të totalit të të ardhurave tatimore.
Sondazh

Për çdo dy dasma, një divorc! - 6632 kërkesa të depozituara në dyert e gjykatave për ndarje
Për çdo dy çifte që janë martuar gjatë vitit të kaluar, një tjetër ka përfunduar në dyert e gjykatave për t’i dhënë fund martesës. Të dhënat nga Ministria e......

Milionerët zgjedhin Greqinë Të huajt e pasur tërhiqen nga stimujt, pronat luksoze të përballueshme
Tregu grek i pronave ka regjistruar flukse të konsiderueshme kapitali nga jashtë, ndërsa vendi po bëhet një destinacion i zgjedhur për individët me vlerë......

Viti nis me më shumë naftë dhe kafe - Arsyet/ Pse po rriten ndjeshëm importet e mallrave të akcizës?
2025-sa ka nisur me rritje të ndjeshme të konsumit të karburantit, por dhe mallrave të tjerë të akcizës. Përgjatë muajit Janar janë importuar dhe......

Sa lekë shpenzojnë shqiptarët për parfume? Vjet u importuan rreth 10 mln euro. Emiratet e Bashkuara Arabe zgjerojnë peshën
Industria e parfumeve në Shqipëri po përjeton një rritje të ndjeshme, me një kërkesë të lartë për aromat e markave të ndryshme nga vende të ndryshme. Të......

Mbështetje për reformat, 657 milionë euro nga BE - Marrëveshja e huasë, për miratim në Kuvend
Në Kuvend është depozituar për ratifikimin marrëveshja e huasë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin......

Çfarë materialesh dhe mineralesh kritike ka Ukraina dhe pse Trump, e jo vetëm, kërkojnë akses?!
Një marrëveshje për aksesin e SHBA-së në mineralet e lakmuara dhe tokat e rralla të Ukrainës është ende në lojë, thanë Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy......

Mbyllen regjistrimet për votuesit nga diaspora/ KQZ: Mbi 230 mijë kërkesa të miratuara!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se afati për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të bërë kërkesë në Platformën Elektronike të......

Përfundon rindërtimi i nënstacionit në Pogradec/ Balluku: Furnizim më i mirë për 20 mijë abonentë!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se në qytetin e Pogradecit ka përfunduar puna për......