Shqiptarët nuk sigurojnë pronën nga zjarret - Renditemi ndër të fundit në Evropë. AMF: Rënie me 6% edhe e primeve nga kjo policë
Pavarësisht se Shqipëria është një prej shteteve më të rrezikuara në Evropë nga tërmetet dhe katastrofat e tjera, shqiptarët vijojnë të mos marrin asnjë masë për sigurimin e pronës së tyre nga fatkeqësitë natyrore.
Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimi prej zjarrit, forcat e natyrës dhe dëmtimet e tjera në pronë, kanë zbritur në 1.1 miliardë lekë në pesëmujorin e parë. Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga kjo policë kanë pësuar një rënie me 6.48% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, dëmet e paguara për sigurimin nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë rezultojnë të kenë shënuar edhe një rënie më të madhe. Sipas statistikave zyrtare, kompanitë e sigurimit kanë paguar vetëm 177 milionë lekë dëme në pesë muajt e parë të 2025, rreth 53% më pak se në janar-maj 2024.
Konkretisht, primet e shkruara nga sigurimi prej zjarrit dhe forcave të natyrës rezultojnë në 891 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat prej sigurimit dëmtime të tjera në pronë kanë arritur në 230 milionë lekë.
Referuar raportit vjetor të Xprimm, Shqipëria dhe Mali i Zi janë të fundit në rajon dhe Evropë për sa i takon sigurimit nga zjarri dhe dëmtimeve të tjera që mund t'i ndodhin pronës.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit janë raportuar 24 vatra zjarri. Ndërkohë, para pak ditësh, në Shqipëri u regjistrua edhe një tërmet 4.4 ballë, i cili u shoqërua me një sërë paslëkundjesh.

Kush i paguan shqiptarët? Shteti është përgjegjës për një të tretën e pagave në ekonomi.
Në një ekonomi në zhvillim si ajo e Shqipërisë, pyetja se kush mban mbi shpinë barrën e pagave është më shumë se statistikë, është një pasqyrë e strukturës......

Ligji i energjisë përafrohet me standardet e BE-së - Drafti/ Roli i konsumatorit në qendër, risi komunitetet e energjisë dhe operatorët e depozitimit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim ndryshimet në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, me qëllim përafrimin me Paketën......

Polonia vendos kontrolle në kufijtë me Gjermaninë - Masa synon të frenojë flukset e emigrantëve të paligjshëm
Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë, për të frenuar emigracionin ilegal. Masa vjen në një klimë politike të......

“Irani përgatiti mbylljen e Ngushticës së Hormuzit” - Burimet amerikane: U planifikua vendosja e minave në rrugën ujore
Irani planifikoi vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, sipas zyrtarëve amerikanë. Mbyllja e rrugës ujore do të shkaktonte dëme të mëdha në tregtinë......

Senati amerikan miraton projektligjin për taksat - Dokumenti parashikon rritje të deficitit, shkurtim të programeve sociale
Senati amerikan miratoi me një shumicë të ngushtë projektligjin e Donald Trump për taksat dhe shpenzimet. Dokumenti është kritikuar nga opozita për shkak të......

Greqi, skandali i subvencioneve “trondit” qeverinë - Disa ministra japin dorëheqjen pas akuzave për shpërdorimin e fondeve të BE
Një skandal i subvencioneve bujqësore të përfituara nga Bashkimi Evropian ka tronditur qeverinë greke. Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar keqpërdorim......

Pensionet, mbi 22 mijë kontribues i shtohen skemës - Shifra arrin rekord/ Zgjerohet fshati, privati dhe shteti
Ekonomia shqiptare ka performuar pozitivisht gjatë vitit që lamë pas, ku tregues nuk është vetëm rritja e ndjeshme e të ardhurave në buxhetin e shtetit por......

Plani i masave për turizmin, Inspektorati i Punës kontrolle në terren - Në fokus raportimi për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Inspektorati Shtetëror i Punës ka hartuar një plan masash për kontrollin e subjekteve, që ushtrojnë aktivitetitn e tyre në sezonin turistik në të gjithë......