Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2025, 11:35

Shqiptarët nuk i preferojnë akulloret e importuara? - Deri në 400 kg në ditë prodhim “Made in Albania”

Nga Diamila Leka

Shqiptarët nuk i preferojnë akulloret e importuara? - Deri në 400

Pa ngrënë një akullore në verë e jo vetëm, askush nuk rri. Por, cilat janë shifrat e importit? Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, shihet që importi i akulloreve në periudhën janar-maj për ketë vit ka rënë, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar-maj të këtij viti janë importuar rreth 1 milionë e 120 mijë kilogramë akullore ose rreth 443 milionë e 260 mijë lekë.

Por importi i akulloreve është në rënie këtë vit, duke e krahasuar me periudhën paralele të vitit të kaluar, ku shifrat tregojnë se në janar-maj të 2024 janë importuar gjithsej 1 milionë e 364 mijë kilogramë akullore, ose 481 milionë e 145 mijë lekë.

Sipas të dhënave të doganave, për vitin 2024 janë importuar në total 3 milionë e 421 mijë kilogramë akullore në total, ose rreth 1 miliardë e 145 milionë lekë.

Por cilat janë kostot e prodhimit të një akulloreje?

“Akullorja është e shtrenjtë në përgjthësi, duke nisur nga makineritë, nga frigoriferët, nga lënda e parë. Akullorja është produkt i shtrenjtë. Sezonin e nisim që në mars, deri në fund të nëntorit. Në mars, prill, maj, ka shumë punë, fluks. Në korrik e gusht njerëzit largohen në plazhe, qetësohet situata. Shtator rikthehet përsëri, akullorja ka vlera, ka proteina, qumështi,” shprehet Endri Kapaj, prodhues akulloresh.

Për të mbuluar kostot edhe për të arritur në fitime, në vëzhgimin që Scan Tv ka bërë, një kupë akullore kushton 100-150 lekë në Tiranë.



Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat