Shqiptarët “nuk i ndahen” parasë fizike - Të parët në rajon për pagesat në dorë dhe vlerën që qarkullon jashtë bankave
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka vlerën më të lartë të parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra të përdorimit të parasë fizike nga qytetarët. Në Shqipëri vazhdon të dominojë kryerja e pagesave me para në dorë, ndërsa edhe numri i transaksioneve të realizuara me aplikacionet e bankave (home banking) ka pësuar rënie.
Në fund të muajit tetor, paraja në qarkullim jashtë bankave arriti në 401 miliardë lekë ose 3.6 miliardë euro, shifër e konvertuar sipas kursit aktual të këmbimit lek-euro. Në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, paraja jashtë bankave është rritur me gati 2%.
Televizioni Scan ka realizuar një analizë të detajuar për të parë se sa përdoret paraja jashtë bankave në vendet e rajonit. Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, në shtetin fqinj qarkullojnë rreth 51.89 miliardë denarë ose 842.8 milionë euro, shifër ndjeshëm më e ulët se ajo e Shqipërisë.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, vlera totale e parave që qarkullojnë vetëm në duart e popullit raportohet të jetë 6.79 miliardë markë e kovertueshme ose 3.47 miliardë euro, ndërkohë që në Serbi paratë jashtë sistemit bankar llogariten në 2.11 miliardë euro.
Për Kosovën dhe Malin e Zi nuk ka të dhëna publike mbi vlerë e parave që qarkullojnë jashtë bankave, megjithatë nga burime jozyrtare raportohet se nuk është një shumë më e lartë se në Shqipëri.
Edhe për sa i përket terminaleve POS, pavarësisht se Shqipëria ka një numër më të madh biznesesh se Kosova, numri i POS të instaluara nuk është shumë i madh. Nëse e krahasojmë me Serbinë, kjo e fundit ka një shifër rekord të terminaleve POS, kjo dhe për shkak të numrit më të madh të bizneseve.
Për sa i përket modernizimit të sistemit të pagesave, Shqipëria dhe Mali i Zi janë të vetmet shtete në rajon që janë pranuar në Sistemin Unik të Pagesave në Euro (SEPA).
Kosova sapo ka mbyllur paraplikimin, ndërsa Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut janë më mbrapa. Për sa i përket sistemit të pagesave të shpejta, instant payment, në Shqipëri pritet të nisë zbatimi brenda 2 vitesh, ndërsa në Serbi është në përdorim aktualisht.
Sondazh

Ulja e çmimit të energjisë - Zbardhet relacioni, “pesha” e kostove do mbahet nga KESH
Ulja e çmimit për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh energji elektrike në muaj u argumentua me përmirësimin e situatës financiare të kompanive......

Prezantohet programi i ri për zhvillimin e pronave publike
Edi Rama: Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës që prej shumë e shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e korporatës Shqiptare......

Sa mbulohen dëmet nga kompanitë e sigurimit? - AMF: Numri rekord i aksidenteve rriti pagesat me 25.7%
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 7.7 miliardë lekë dëme në periudhën janar-nëntor 2024, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket......

Energjia bërthamore, Rusia zgjeron dominimin - Mbi 10 impiante të reja do të ndërtohen jashtë territorit rus
Rusia po ndërton më shumë se 10 impiante bërthamore në shtete të tjera për të rritur ndikimin e saj global. Ndërkohë, qeveritë perëndimore po kërkojnë......

'Transformim epokal i sektorit energjitik që prej 2013’ - Rama: Ulja e parë në 35 vjet e çmimit për konsumatorët familjarë
Kjo është ulja e parë e tarifës së energjisë në 35 vitet e fundit, prej së cilës përfitojnë 1 milion konsumatorë. Ky është mesazhi që ka përcjellë......

Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar sot nga Dhoma e Deputetëve. Ky hap është rezultat i......

Çmimi i energjisë, Rama: Ulja e vetme në Europë, nuk është elektorale
Komenteve në rrjtete sociale, Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur nëpërmjet një videoje në këto platforma, ku shpjegon arsyen e uljes së çmimit të......

Blerja e automjeteve, në diskutim rregulla të reja importi-Progni: Preferohen makinat e prodhuara pas vitit 2009
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur diskutimin për të mos lejuar importin e automjeteve më të vjetra se Euro 5. Këtë e ka......