Shqiptarët nuk i “ndahen” euros edhe në kursime - BSH: Depozitat në paranë e gjerë, 1.43 trilionë lekë. Ato në valutë, rritjen më të madhe
Shqiptarët nuk i ndahen euros edhe kur vjen çështja te kursimet, pasi shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave të përfshira në paranë e gjerë arriti në 1.43 trilionë lekë në muajin gusht, duke u rritur kështu me 2% në krahasim me korrikun.
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera.
Kursimet në valutë i janë rikthyer rritjes për të dytin muaj radhazi, pas një rënieje në muajin qershor. Normat e ulëta të interesit apo zhvlerësimi i euros nuk po ndikojnë në sjelljen e qytetarëve për t'u larguar nga mbajtja e kursimeve në monedhën evropiane dhe zgjedhjen e depozitave në lekë.
Kursimet në valutë rezultojnë të kenë pësuar një rritje më të madhe, ndërsa rritja e atyre në lekë paraqitet tepër e vogël. Konkretisht, depozitat në monedhën kombëtare llogariten në 671 miliardë lekë, rreth 0.9% më shumë se në korrik. Ndërkohë, depozitat në valutë kapin një shifër prej 765 miliardë lekësh, një vlerë kjo gati 3.3% më e lartë se në muajin pararendës.
Nga ana tjetër, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat e transferueshme në lekë, të cilat i referohen parave që ne mbajmë në llogaritë tona bankare, kanë arritur në 394 miliardë lekë në korrik, ndërsa ato në valutë në 383 miliardë lekë.
Depozitat pa afat dhe llojet e tjera të depozitave vijnë me një shumë më të vogël dhe me një rritje më të lehtë krahasuar me korrikun.
Për sa i përket depozitave në valutë të përfshira në paranë e gjerë, shifrat flasin gjithashtu për një rritje të depozitave me likuiditet të lartë (depozitat pa afat) dhe të llojeve të tjera të depozitave.

“Kufizimet” nuk e ndalin kredinë për blerje banese/ Gushti shënon rritje për individët, huaja për bizneset vijon tkurrjen
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 900.5 miliardë lekë në Gusht të vitit 2025, me një rritje të......

“Shqipëria, lider në rajon për teknologjinë e shkencën” - Kryeministri Rama, në Kongresin e Nanoteknologjisë: Programe për sistemet digjitale
Është mbajtur në Tiranë Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, si një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja. Kreu i qeverisë, Edi Rama e cilësoi......

Projektet e hekurudhave, “kusht” për dekarbonizimin - Banka Botërore: Përfitimet ekonomike e mjedisore janë të mëdha
Hekurudha, qoftë me naftë apo elektrike, është shumë më efikase në energji dhe lëshon më pak CO₂ për pasagjer-km ose ton-km se pothuaj të gjitha format e......

A ia dinë shqiptarët vlerën pronës? - AMF: Zjarret sollën “zero” ndërgjegjësim për ta siguruar. Rënie me 1.5% të primeve
Me 128 zjarre që dogjën gati 60 mijë hektarë sipërfaqe, duke shkaktuar dëme të parikuperueshme edhe në banesa, situata alarmante e kësaj vere nuk ka shërbyer......

Zbulohet fabrika më e madhe e paligjshme e cigareve në Itali - Impianti ndodhej në një bunker në provincën Frosinone
Zbulohet fabrika më e madhe e paligjshme e cigareve në Itali, e fshehur në një bunker pranë Cassino-s në provincën Frosinone. Operacioni çoi në sekuestrimin......

Taksat mbi pasurinë në Evropë - Cilat shtete aplikojnë këto masa për individët?
Pabarazia e pasurisë është një realitet i dukshëm në mbarë botën, duke përfshirë edhe Evropën. Sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE), në fillim të vitit......

Paketat turistike në gusht u shtrenjtuan me 12.8%/ Shqipëria, me rritjen më të vogël të çmimeve. Rajoni kap rekorde
Një pjesë e konsiderueshme e individëve zgjedhin të pushojnë duke përfituar nga pushimet turistike të organizuara nëpërmjet paketave, çmimet e të cilave......

Prodhimet bujqësore shqiptare, në tregjet e huaja - Në muajin gusht arritën në mbi 34 mijë ton. Rritje me 11%
Eksportet bujqësore shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në......