Shqipëria Postuar më 28 Janar 2025, 12:49

Shqiptarët, njohës “të shkëlqyer” të produkteve financiare - Vrojtimi i BSH: Megjithatë, i përdorin më pak se vendet e tjera

Nga Ledina Elezi

Shqiptarët, njohës “të shkëlqyer” të

Shqiptarët kanë njohuri shumë të mira për produktet financiare, qofshin ato produkte bankare, investimesh, apo sigurimesh.

Sipas një vrojtimi të realizuar nga Banka e Shqipërisë mbi kulturën financiare, qytetarët në vendin tonë kanë një nivel më të lartë të ndërgjegjësimit lidhur me njohjen e kredive, depozitave, llojeve të llogarive bankare, kartave, titujve qeveritarë, pensioneve, apo sigurimit të jetës dhe jo-jetës. Pavarësisht se i njohin mirë, ata i përdorin më pak se personat në vendet e tjera të botës.

Rreth 72% e individëve në Shqipëri njohin të paktën 5 produkte financiare, përkundrejt respektivisht 73% dhe 79% të mesatares së përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse dhe mesatares së vendeve të OECD-së.

Të dhënat tregojnë se pothuajse 90% e individëve në Shqipëri kanë njohuri mbi produktet kryesore financiare si produktet e pagesave, ato të kursimit, apo produktet e kreditit, ngjashëm me mesataren e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse dhe atyre të OECDsë.

Ndërsa për produktet e sigurimit, 73% e individëve në Shqipëri kanë njohuri për to, pothuajse e njëjtë sa mesatarja e vendeve pjesëmarrëse (74%) dhe pak më poshtë se mesatarja e vendeve të OECD-së (78%).

Në lidhje me zotërimin e produkteve financiare, 56% e individëve në Shqipëri zotërojnë produkte të pagesave, të cilat përfshijnë kartat bankare, aplikacionet e bankave dhe të tjera, përkundrejt respektivisht 66% dhe 80% që është niveli i zotërimit të këtyre produkteve në vendet pjesëmarrëse dhe në vendet e OECD-së.

Më pas renditen produktet e kursimit, produktet e kreditit dhe të sigurimit, të cilat zotërohen nga një përqindje më e vogël e individëve në Shqipëri, pothuajse 2 herë më pak se përqindja e zotërimit të këtyre produkteve nga vendet e tjera pjesëmarrëse.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat