Shqiptarët, më shumë para në fonde investimi/ AMF: Preferohen ato me risk të ulët. Numri i anëtarëve u rrit me 9.6% në 2025
Shqiptarët po diversifikojnë mënyrat e investimit të parave të tyre. Jo vetëm investimi në depozita tashmë, por edhe në tituj qeveritarë përmes fondeve të investimeve po bëhet mjaft tërheqës për qytetarët.
Statistikat tregojnë se vlera neto e aseteve të fondeve dhe numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit rezulton të ketë pësuar rritje në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ky treg vazhdon të dominohet nga investimet në obligacione qeveritare.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit në gjysmën e parë të këtij viti është 41,418, me një rritje prej 9.6% në krahasim me vitin e kaluar.
Investimet në këtë treg u mbizotëruan kryesisht nga ato në tituj qeveritarë (bono thesari dhe obligacione), të cilat përbëjnë 83.84% dhe ndërkohë 5.79% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.
Pra, pjesa më e madhe e investitorëve është e përqendruar te fonde që ndërmarrin një risk të ulët dhe janë fonde që investojnë kryesisht në bono dhe obligacione të shtetit shqiptar, ndërsa ka më pak investitorë në fonde që investojnë në aksione jashtë.
Sipas të dhënave të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, obligacionet qeveritare, përbëjnë 67% të aseteve të fondeve, ndjekur nga bonot e thesarit me 16.7%.
Vlera neto e aseteve të fondeve arriti në rreth 69.1 miliardë lekë në periudhën janar-qershor 2025, me një rritje prej 7.7 miliardë lekësh ose 12.6% më shumë krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Aktualisht, në Shqipëri operojnë 18 fonde investimi, të cilat administrohen nga 6 shoqëri.

Nuk ndalet rënia e euros, zbret në 96.78 lekë/ Ndikon fluksi i lartë i turistëve në shtator, remitancat dhe IHD-të
Për herë të parë në histori, euro ka zbritur poshtë nivelit mesatar të 97 lekevë, në tregun e brendshëm valutor, madje edhe poshtë niveleve të korrikut apo......

Teknologji smart në 415 fidera të nënstacioneve elektrike/ OSSH hap tenderin për matësa inteligjentë, avantazhe për sistemin dhe klientët
Me një fond limit prej 55 mln lekë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për instalimin e matësave inteligjentë për 415 fiderat e......

Karta e Adriatikut, Vengu: Shqipëria po investon për një infrastrukturë ushtarake si të NATO-s
Në Tiranë po mbahet Konferenca e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A-5). Në fjalën e tij në këtë konferencë ministri......

Maqedonia e Veriut avancon projektet e infrastrukturës/ 16,5 milionë euro për autostradat në korridoret 8 dhe 10d në muajin korrik
Maqedonia e Veriut ka nisur zbatimin e një projekti madhor infrastrukturor për ndërtimin e autostradave në kuadër të korridoreve 8 dhe 10d. Në korrik të......

Hekurudha, BE vlerëson progresin e Shqipërisë/ Integrim në rrjetin evropian të transportit. 21 piketa mbyllëse për grupkapitullin 4
Plot 21 kushte (piketa) duhet të plotësojë Shqipëria për të mbyllur negociatat me Bashkimin Evropian për grupkapitullin mbi Agjendën e Gjelbër dhe Lidhjen e......

Nga integrimi e infrastruktura tek pagat dhe pensionet, Rama paraqet nesër në Kuvend programin qeverisës
Prioritetet më kryesore mbeten procesi i integrimit, infrastruktura, arsimi, shëndetësia, rritja e pagave dhe pensionet. Kryeministri edi Rama do të paraqesë......

Ermal Shena në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Balluku: Njohës i mirë i sektorit
Ermal Shena është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, si drejtor i përgjithshëm i saj. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi......

Pijet energjike “na mbajnë në këmbë”/ Konsumojmë rreth 5 kanaçe për frymë në muaj nga importi. Viti 2024, rekord
Konsumi i pijeve energjike në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha dhe shifrat e importit të siguruara nga “Scan Intel” e dëshmojnë qartë këtë bum. Vetëm......