Shqipëria Postuar më 21 Shkurt 2025, 14:31

Shqiptarët, më shumë ilaçe dhe vitamina! - Nutricionistja: Shkak, plakja e popullsisë dhe rritja e kujdesit ndaj shëndetit

Nga Hamit Yzeiraj

Shqiptarët, më shumë ilaçe dhe vitamina! - Nutricionistja:

Plakja e popullsisë, e konfirmuar nga Censi i fundit, si dhe frika në rritje për shtimin e sëmundjeve po e kthejnë gjithnjë e më shumë vëmendjen e qytetarëve te shëndeti. 

Sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit të kaluar u importuan 28.2 miliardë lekë produkte farmaceutike, një rritje prej 1.2 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2023. Kjo shifër iu afrua nivelit më të lartë të regjistruar gjatë pandemisë Covid-19.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre importeve lidhet me suplementet dhe vitaminat, që shpesh merren pa recetë nga qytetarët me qëllim forcimin e imunitetit.

Sipas INSTAT, gjatë muajit të kaluar importet e produkteve farmaceutike në peshë arritën në 6,480 ton. Në krahasim me vitin 2020, kur barnat, vitaminat dhe suplementet ishin thelbësore për shkak të pandemisë, importet janë rritur me 374 ton.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat