Shqiptarët me Portofol Identiteti Digjital - Në konsultim, projektligji për krijimin e një dosje të vetme elektronike me të dhëna private
Së shpejti, Shqipëria pritet të krijojë Portofolin e Identitetit Digjital. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka publikuar për konsultim publik një projektligj për Identifikimin Elektronik, Shërbimet e Besuara dhe Portofolin e Identitetit Digjital, i cili parashikon ndërtimin e portofolit të identitetit digjital, një mekanizëm i cili do t’i japë çdo qytetari një mjet të sigurt dhe të centralizuar për përdorimin e identitetit të tij digjital, me qëllim lehtësimin e aksesit në shërbime publike dhe private.
Portofoli i Identitetit Digjital është një mjet identifikimi elektronik që i lejon përdoruesit të ruajë dhe të menaxhojë në mënyrë të sigurt të dhënat e identifikimit dhe vërtetimet elektronike. Pra, është një dosje e vetme elektronike me të dhëna private, duke përfshirë kartë identiteti, pasaportë, patentë, diplomë, vërtetime shëndetësore dhe certifikata të tjera që një qytetari mund t'i nevojiten për të marrë një shërbim publik ose privat.
Por si mund të përdoret konkretisht ky portofol?
Për shembull, ai mund të përdoret kur aplikojmë për një kredi bankare. Aplikimi për një kredi bankare është një proces që zakonisht përfshin hapa të shumtë, nga takimet fizike, deri te mbledhja dhe nënshkrimi i të gjitha dokumenteve në letër.
Duke përdorur Portofolin e Identitetit Digjital, qytetari duhet vetëm të zgjedhë dokumentet e nevojshme që ruhen në këtë portofol dhe t'i firmosë ato në rast se i kërkohet. Pastaj, ato dërgohen automatikisht në mënyrë të sigurt për verifikim në bankë, e cila më pas mund të vazhdojë me procesin e aplikimit.
Gjithashtu, Portofoli i Identitetit Digjital mund të përdoret në rastet e vendosjes së marrëdhënieve të punës ku punëmarrësi mund t'i ofrojë menjëherë një kopje të kredencialeve të veta, një punëdhënësi potencial.
Përdorimi i Portofolave është vullnetar. Aksesi në shërbimet publike dhe private, në tregun e punës dhe liria për të kryer biznes nuk kufizohet në asnjë mënyrë apo të bëhen të pafavorshme për personat fizikë ose juridikë që nuk përdorin Portofola. Aksesi në shërbimet publike dhe private do të vijojë të bëhet me mjete të tjera ekzistuese identifikimi dhe autentifikimi.

Matura Shtetërore/ Sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës!
Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj. Provimi do të nisë në orën 10:00......

Bitcoin shkakton 98 mln ton CO2 në vit - Procesi i gjenerimit të kriptomonedhave kërkon sasi të mëdha energjie
Rrjeti Bitcoin aktualisht prodhon një gjurmë karboni më shumë se dy herë më të madhe se shteti i Zvicrës. Kjo reflektohet nga shifrat e portalit të......

Çelja e sezoni veror/Rama: 36 qendra shëndetësore me staf të specializuar në shërbim të qytetarëve!
Kryeministri Edi Rama informoi përmes një postimi në rrjetet sociale se me nisjen e sezonit turistik 2025, në të gjithë vendin janë hapur 36 qendrat......

69.917 aplikime për subvencione në bujqësi - Kush përfiton?/ Nis verifikimi i deklarimeve dhe plotësimi i dosjeve
69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujësor për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për......

Zbulohen dy magazina me veshje të kontrabanduara - Arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Në Rrugën e Arbërit janë zbuluar 2 magazina,......

Rikuperojnë valutat e huaja – Forcohet Dollari, Franga e Paundi!
Dollari amerikan ka ndryshuar trajektoren e tij këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme ka regjistruar rritje të vlerës dhe është blerë sot me 85.5......

BE “godet” kompanitë ushqimore - Delivery Hero dhe Glovo gjobiten me 329 mln euro për shkelje të ligjeve
Kompania gjermane e ushqimit online Delivery Hero dhe njësia e saj spanjolle Glovo u gjobitën me 329 milionë euro (376 milionë dollarë) për pjesëmarrje në......

Forcat e Armatosura shtojnë njësinë e re, quhet Komanda Kibernetike
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në ceremoninë e krijimit të Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura. Nëpërmjet......