Shqiptarët, më pak kërkesa për azil në BE - Ministria e Brendshme: Nga janari në maj 3261 shtetas të kthyer
Gjithnjë e më shumë po bie numri i shqiptarëve që refuzohen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, gjatë periudhës janar–maj të këtij viti, 3 261 shtetas shqiptarë janë kthyer pas, janë refuzuar, ose janë larguar me forcë pas aplikimit për azil.
Kjo shifër shënon një ulje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Arsyeja kryesore lidhet ngushtësisht me rënien e përgjithshme të aplikimeve për azil në vendet e BE-së, ndonëse të dhënat zyrtare të detajuara për këtë tregues nuk janë publikuar ende nga Ministria e Brendshme apo EUROSTAT.
Pas kulmit të vitit 2021, kur u regjistruan rreth 13 200 aplikime për azil, një valë që përkoi me pasojat e pandemisë COVID-19, kërkesat kanë ardhur në rënie. Vetëm në periudhën janar–nëntor të vitit 2024, sipas Eurostat, u regjistruan rreth 6 800 aplikime nga shqiptarët, duke shënuar nivelin më të ulët në një dekadë.
Në këtë panoramë, vendet pritëse po ashpërsojnë gjithnjë e më shumë politikat e tyre. Gjermania, nën qeverinë e re të Friedrich Merz, ka njoftuar se prej 6 majit 2025 ka filluar të ndalojë hyrjen në kufi për azilkërkuesit që nuk përmbushin kushtet, duke i kthyer ata pa procedurë të plotë. Italia, ndërkohë, po zhvendos një pjesë të aplikimeve për azil në qendra të posaçme jashtë territorit, si në Shqipëri.

Ndryshimet e pagave në Evropë - Cilat profesione kanë shënuar rritjet më të mëdha?
Pagat reale në disa nga ekonomitë kryesore të Evropës kanë shënuar rritje të qëndrueshme gjatë vitit 2025. Megjithatë, kjo rritje ka qenë e ndryshme sipas......

Inflacioni i qershorit arrin në 2.4%/ Rritja e kërkesës turistike ndikon në çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Qershor 2025 arriti në nivelin 119,2, duke u marrë si pikë reference muajin Dhjetor 2020. Në këtë periudhë,......

Trump “sfidon” gjigantët e televizionit - Lideri amerikan prezanton platformën televizive Truth+
Trump Media ka lançuar platformën televizive Truth+, në bashkëpunim me rrjetin Newsmax. Kompania paralajmëron gjithashtu shërbime të reja financiare dhe......

Shqipëria, kampione e Europës për familjet me fëmijë/ Më shumë se 6 në 10 familje ndajnë tryezën me gjeneratën e ardhshme
Shqipëria mban rekordin në Europë për përqindjen më të lartë të familjeve me fëmijë. Sipas të dhënave më të fundit krahasuese nga INSTAT dhe EUROSTAT të......

Shqiptarët më jetëgjatët në Ballkan/ Jetojmë mesatarisht 79 vite, femrat kryesojnë edhe me më shumë
Një raport i fundit i publikuar nga Worldometer hedh dritë mbi jetëgjatësinë mesatare të njerëzve në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë të dhëna......

Sejko apel Bankave Tregtare: Garancia Sovrane dhe Programi për SME-të, shtysë për kreditimin në bujqësi!
Nevoja për rritjen e kreditimit të sektorit bujqësor, me fokus investimet që rrisin produktivitetin dhe kapacitetin këtij sektori, përmes instrumenteve......

Rritet me 20% kërkesa për energji elektrike - Balluku: Shifrat për javën e parë të korrikut, OSHEE garanton furnizim të qëndrueshëm
Kërkesa për energji elektrike në javën e parë të korrikut ka shënuar një rritje të ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. Të dhënat......

Ish-Ministri rus i Transportit gjendet i vdekur - Mediat ruse: Roman Starovoit ka kryer vetëvrasje pas shkarkimit nga detyra
Roman Starovoit, ish-Ministri i Transportit në Rusi, u gjend i vdekur disa orë pas shkarkimit nga detyra. Sipas mediave ruse, dyshohet se ish-zyrtari ka......