Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan/ Përmirësohemi me 4 pikë më shumë, duke u renditur në vendin e 19-të

Rreth 1.2 milionë persona nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në testimin ndërkombëtar të IQ-së, i zhvilluar në dhjetëra shtete të ndryshme, me qëllim matjen e nivelit mesatar të inteligjencës sipas vendeve. Të dhënat tregojnë se në 84.8% të shteteve, rezultati mesatar i IQ-së ka ndryshuar me më pak se 2 pikë nga viti në vit, çka tregon një stabilitet relativ në këtë tregues.
Por si paraqitet Shqipëria në këtë renditje globale?
Sipas të dhënave të publikuara nga International IQ Test, Shqipëria renditet në vendin e 19-të nga 137 shtete të marra në shqyrtim. Vendi ynë është vlerësuar me një mesatare prej 101 pikësh, rreth 4 pikë më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Ky rezultat e pozicionon Shqipërinë si vendin me IQ-në më të lartë në Ballkan dhe në rajon.
Pas Shqipërisë renditet Serbia, e cila mban vendin e 32-të me 99.8 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi pozicionohen përkatësisht në vendin e 45-të dhe 51-të. Bosnje& Hercegovina mbyll listën e rajonit, duke u renditur në vendin e 67-të.
Cilët janë vendet me IQ-në më të lartë në botë?
Sipas rezultateve të testimeve, vendet aziatike dominojnë renditjen globale. Koreja e Jugut mban vendin e parë si shteti me IQ-në më të lartë në botë, e ndjekur nga Kina dhe Japonia. Këto vende njihen për investimet e forta në arsim, teknologji dhe kërkim shkencor, si dhe për ritmin e shpejtë të zhvillimit ekonomik dhe inovativ.
Në Evropë, rezultatet më të larta regjistrohen nga Rusia dhe Spanja, të cilat kryesojnë kontinentin për sa i përket mesatares së IQ-së.
Po vendet me IQ-në më të ulët?
Në fund të renditjes globale ndodhen disa shtete të Afrikës dhe Azisë Juglindore. Sipas të dhënave, Ruanda, Timor Leste dhe Somalia renditen si vendet me IQ-në mesatare më të ulët. Këto rezultate lidhen ngushtë me faktorë si varfëria, qasja e kufizuar në arsim, konfliktet e gjata, si dhe mungesa e investimeve në shëndetësi dhe zhvillim social.
KE: Industria e rëndë të prodhojë 'Made in Europe'/ Qëllimi është të ringjallet industria përballë konkurrencës
Komisioni Evropian po u kërkon mbështetje përfaqësuesve të industrisë së rëndë, në sektorë si çelikut ose aluminit, për të zgjeruar prodhimin 'Made in......
Trump: Tarifa vendeve që e kundërshtojnë për Groenlandën/ Kërcënim aleatëve evropianë me tarifa mbi produktet farmaceutike
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mund të zbatojë tarifa për vendet që kundërshtojnë kontrollin e Groenlandës nga Uashingtoni. Presidenti amerikan......
7.1 mln euro nga shitja e energjisë/ Reshjet shtojnë prodhimit, KESH zhvillon 3 procedura
Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit shënuan nivele të larta si pasojë e reshjeve të javëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar disa......
Berlin, ministri Salla: Kërkesat e kapitujve 11, 12 e 13 thelbësore për një bujqësi moderne
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin( Gjermani në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe......
Stoku 48 milionë euro, rriten investimet sllovene në Shqipëri, Ibrahimaj: Tregues pozitivë për klimën e investimeve
Investimet sllovene në Shqipëri kanë shënuar një trend të qëndrueshëm rritjeje gjatë viteve të fundit. Sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina......
Nëndeklarimi i pagave, ndërtuesit në fokusin e tatimeve/ Kontroll të kontratave të shitjeve dhe burimit të të ardhurave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke nisur nga 16 janari ka filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit.......
Raporti, ku mund të investoni në 2026? ALTAX zbulon sektorët më premtues për Shqipërinë!
Ekonomia shqiptare premton mundësi të mira investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme dhe kthim relativisht të shpejtë kapitali. Ky është thelbi I një......
Leksionet që nxorrëm nga përmbytjet/ Cilat janë 3 masat që duhet të merren për bujqësinë?
Përmbytjet nuk janë më një ngjarje e jashtëzakonshme, por një sfidë që po përsëritet vit pas viti. Ato lënë pas toka të mbuluara nga uji, prodhim të humbur......


