Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2025, 10:18

Shqiptarët “mbushin” boshllëqet demografike të Italisë - Jetojnë 417 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe në Lombardi dhe Toscana

Nga Hamit Yzeiraj

Shqiptarët “mbushin” boshllëqet demografike të

Në Itali jetojnë dhe punojnë rreth 417 mijë shtetas shqiptarë sipas rezultateve të censit që është publikuar 1 vit më parë.

Shifër që përfaqëson vetëm ata që janë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt, duke përjashtuar kështu një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve që tashmë janë bërë qytetarë italianë apo ata që vazhdojnë të qëndrojnë në mënyrë të parregullt, jashtë sistemit zyrtar.

Në të gjithë Italinë, nga veriu në jug, shqiptarët përbëjnë një nga komunitetet më të mëdha të huaja. Në shumë provinca si Lombardia, Piemonte, Toscana dhe Calabria, Shqipëria renditet ndër tre vendet kryesore të origjinës së emigrantëve, përkrah Rumanisë, Marokut dhe Egjiptit duke balancuar ndryshimet demografike të Italisë, veçanërisht në ato zona ku lindshmëria është në rënie dhe vdekshmëria është në rritje.

Lombardia, si rajoni më i populluar dhe industrializuar i Italisë, është edhe strehë për numrin më të madh të shqiptarëve. Rreth 84 mijë persona janë të regjistruar si rezidentë.

Megjithatë, ndikimi i komunitetit shqiptar është i dukshëm edhe në rajone të tjera si Emilia Romagna dhe Toscana, ku jetojnë dhe punojnë mbi 100 mijë shqiptarë në total.

Në anën tjetër, rajonet më pak të populluara Valle d’Aosta dhe Molise numri i shqiptarëve nuk kalon 1300 individë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat