Shqiptarët “lëshuan dorën” për karburant, alkool e duhan - Viti 2024 shënoi rekord në konsum, turizmi rol kryesor
2024 ka vendosur rekord në 5 vitet e fundit sa i takon importit dhe konsumit të mallrave të akcizës, si karburantet, birra, dhe cigarja.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se përgjatë 12-muajve që lamë pas, qytetarët shqiptarë dhe turistët kanë konsumuar rreth 657.5 mijë ton karburant. Në raport me një vit më parë, rezulton rritje e importit të këtij produkti me rreth 43 mijë ton.
Kjo perfomancë vjen si rrjedhojë e rritjes së fluksit të turistëve në vendin tonë, shifër e cila regjistrohet në 11.7 milionë në vitin 2024, ku një pjesë e mirë prej tyre vijnë me automjete personale dhe një pjesë marrin automjete me qira për të vizituar sa më shumë vende. Po ashtu turistët nuk janë përqendruar vetëm në sezonin veror por ka pasur një fluks të lartë përgjatë gjithë vitit.
Nga ana tjetër vihet re dhe një tendencë në rritje e qytetarëve shqiptarë që lëvizin fundjavave pavarësisht sezonit, duke shfrytëzuar kushte e mira klimatike që ofron vendi.
Tregues i këtij fluksi është dhe rritja e importi i birrës, ku për 12 muaj, janë futur në tregun shqiptar afro 59.4 mijë tonë, me një rritje të ndjeshme nga viti në vit.
Por përpos rolit që luan turizmi në importin e këtij produkti, blerja e sasive të konsiderueshme nga jashtë është favorizuar edhe nga unifikimi i akcizës për prodhimin vendas, ka sjellë disavantazh për fabrikat që operojnë në Shqipëri të cilat po përballen me kosto të larta dhe vështirësi të shumta, por nga ana tjetër ka krijuar më shumë terren për importuesit.
Ndërkohë pavarësisht rritjes së çmimit për ço vit për shkak të kalendarit të akcizës, duket se qytetarët shqiptarë nuk po heqin dorë nga cigarja. Importi i duhanit ka arritur në 3,194 ton, shifër kjo më e larta e 5 viteve të fundit.
Shifrat konfirmojnë gjithashtu që shqiptarët janë kafedashës dhe në rritje. Në 2024 janë importuar 8,680, shifër kjo po ashtu më e larta në 3 vitet e fundit.
Të ardhurat nga akciza gjatë viti që kaloi janë realizuar në masën 63.4 miliardë lekë, 5 miliardë lekë ose 8.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Sondazh

Si robotët humanoid të inteligjencës artificiale mund të mbajnë çelësin e popullsisë së moshuar?!
Japonia është shoqëria më e përparuar e plakjes në botë me një normë lindjeje në rënie, me një pakësim të popullsisë në moshë pune dhe me politika kufizuese......

Bitcoin arrin nivelin më të ulët në 3 muaj – Pse ekspertët presin që ai të tejkalojë pragun e 200 mijë dollarëve?!
Një rënie njëjavore në Bitcoin u përkeqësua të premten, me aktivin dixhital që arriti nivelin më të ulët në mbi 3 muaj, duke përmbysur fitimet që pasuan......

Trump: Tarifat për Meksikën dhe Kanadanë do të fillojnë më 4 mars. Plus 10% shtesë për Kinën!
Presidenti Donald Trump tha të enjten se tarifat e tij të propozuara për Meksikën dhe Kanadanë do të hyjnë në fuqi më 4 mars dhe se Kina do të ngarkohet me......

Greva e doganës greke/ Policia e Shtetit njofton: Do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe. Detajet!
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit bën me dije se ditën e sotme 28 shkurt, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e......

Si është mbyllur kjo javë dhe ky muaj për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë dhe muaj në rritje të lehtë të vlerës pasi edhe këtë të premte ka regjistruar kuota pozitive pasi blihet sot me 94.7......

Mungesa e pullave fiskale në treg, ministri i Financave Malaj: Në mars fillon shpërndarja e tyre
Kohët e fundit ka pasur një shqetësim nga bizneset përsa i përket mungesës së pullave fiskale. Për këtë çështje, ministri i Financave Petrit Malaj tha në......

Rivlerësimi i pronave dhe çmimet e reja të referencës, Ministri i Financave, Malaj: Brenda 2025 e mbyllim të gjithë procesin
Pas muajit Mars pritet të nisë diskutimi me grupet e interesit për çmimet e reja të referencës së pronave, mbi bazën e të cilëve më pas do të zhvillohet edhe......

Galeria GOCAT sjell Mesdheun në Tiranë-Mane: Misioni i Fondacionit MANE, promovimi i artit dhe kulturës
“Mediterranea- Vizionet e një deti të lashtë dhe kompleks” është ekspozita e radhës që u hap këtë të mërkurë në Galerinë GOCAT. Përmes imazheve të marra nga......