Shqiptarët investojnë në shtëpi, por jo në sigurimin e saj - Tregu i sigurimit të pronës mbetet shumë herë më i vogël se ai i vendeve të tjera

Shqiptarët vazhdojnë të sigurojnë shumë pak pronën e tyre krahasuar me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Të dhënat nga raporti më i fundit i Xprimm tregojnë se sigurimi i pronës mbetet një nga segmentet më të pazhvilluara në Shqipëri.
Sipas raportit rajonal, sigurimet e pronës përbëjnë vetëm rreth 10% të portofolit total të sigurimeve në Shqipëri, ndërsa pjesa më e madhe e tregut dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike. Në vendet e zhvilluara të rajonit, pesha e sigurimit të pronës është dukshëm më e lartë. Në Çeki arrin në 19%, në Hungari 20%, ndërsa në Estoni dhe Lituani luhatet mes 18 dhe 25%.
Edhe nga vlera absolute, tregu shqiptar mbetet shumë i vogël. Gjatë vitit 2025, primet e shkruara bruto për sigurimin e pronës arritën në rreth 29 milionë euro, duke zënë vetëm 0.32% të tregut rajonal të Evropës Qendrore dhe Lindore. Për krahasim, në Poloni ky segment gjeneron mbi 3.2 miliardë euro, ndërsa në Çeki afro 1.9 miliardë euro.
Kjo situatë lidhet me mungesën e kulturës së sigurimit, nivelin më të ulët të të ardhurave dhe perceptimin se sigurimi i banesës apo biznesit nuk është një domosdoshmëri. Megjithatë, kjo ekspozon familjet dhe bizneset ndaj rreziqeve të mëdha financiare në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh apo dëmtimeve të tjera.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit për pronat në Shqipëri ranë në rreth 6 milionë euro në vitin 2025, nga afro 9 milionë euro një vit më parë. Kjo pasqyron një nivel të ulët të mbulimit me sigurim, por edhe një treg që mbetet i kufizuar në krahasim me standardet evropiane.
Ndërsa Shqipëria përballet periodikisht me fatkeqësi natyrore dhe rreziqe të ndryshme për banesat e bizneset, statistikat tregojnë se shumica e pronave në vend vazhdojnë të mbeten të pasiguruara, duke e lënë barrën financiare të dëmeve kryesisht mbi qytetarët dhe shtetin.
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta deri në 190 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë, më 6 qershor 2026, në......
Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027
Nis zyrtarisht kërkimi i operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, duke hedhur një tjetër......
Euro prek minimum të ri historik - E mbyll javën në 95.24 lekë. Pritet më shumë presion gjatë verës
Euro ka vijuar tendencën në rënie në tregun e brendshëm valutor, duke mbyllur javën në nivelin më të ulët historik prej 95.24 lekësh. Sipas të dhënave......
Kosova shkon në zgjedhje të dielën - Vendi përballet me 3 skenarë të mundshëm, BE thirrje për marrëveshje
Kosova do të zhvillojë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të dielën, që janë të tretat në 18 muajt e fundit, pasi partitë politike nuk arritën një......
Si po ndikon Grancia Rinore në punësim? - Hoxha: Duhet koordinim, interesi nga të rinjtë është i lartë
Së fundmi, qeveria qeveria ka miratuar ndryshime në vendimin që rregullon zbatimin e Strategjisë së Punësimit dhe Aftësive, duke zgjatur planin e Garancisë......
BE, më pak karburante fosile të importuara - Shifrat që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme
Bumi i energjisë së rinovueshme në Evropë ka ndihmuar në mbrojtjen e kontinentit nga çmimet në rritje të naftës dhe gazit - të cilat mbeten të paqëndrueshme......
Greqia, 15% taksë mbi fitimet nga kriptovalutat? - Qëllimi është të përfshihen në kodin tatimor të vendit
Greqia po përgatit legjislacionin për të vendosur një taksë prej 15% mbi fitimet kapitale mbi kriptovalutat, thanë për Reuters dy zyrtarë qeveritarë me......
Transparenca e pagave në BE - Cilat vende janë gati për rregullat e reja?
Në pjesën më të madhe të Evropës, punëtorët ende kanë informacion të kufizuar në lidhje me punët që paguajnë dhe si krahasohen pagat e tyre me të tjerët që......



