Shqipëria Postuar më 13 Janar 2026, 13:27

Shqiptarët "frenojnë" pagesat me home banking - Çfarë ndodhi me kuletat tona digjitale në nëntor? 10.3% më pak veprime bankare

Nga Ledina Elezi

Shqiptarët "frenojnë" pagesat me home banking -

Rruga drejt zvogëlimit të pagesave me para në dorë nuk është e thjeshtë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat herë në ulje e herë në ngritje të transaksioneve që realizohen në aplikacionet ose faqet e internetit të bankave.

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, numri i transaksioneve ka pësuar një rënie të ndjeshme në nëntor. Atë muaj janë kryer rreth 10.3% më pak veprime bankare nga shtëpia krahasuar me nëntor 2024.

Nga ana tjetër, ka pasur një rënie të lehtë me 10.7% të shumës së pagesave apo transfertave të realizuara me home banking. Kjo nënkupton se një numër më i vogël pagesash apo transfertash përmes internetit është përkthyer gjithashtu edhe në shuma më të vogla gjatë muajit nëntor.

Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim të janar-nëntor 2025, kuptojmë se janë kryer veprime bankare me një vlerë prej 2.4 miliardë lekësh, 2.2% më shumë se në janar-nëntor 2024.

Shërbimet e ofruara përmes home banking ndryshojnë sipas bankave. Megjithatë, shumica e tyre ofrojnë një nivel bazë të shërbimeve online. Ato mund të ndahen në dy kategori kryesore, funksione transaksionale dhe jo-transaksionale. Funksionet transaksionale përfshijnë pagesën e kartës së kreditit apo shlyerjen e kësteve të kredisë, transferta midis llogarive personale, transferta në çdo llogari, në çdo bankë brenda dhe jashtë Shqipërisë, pagesat e faturave të telefonit, OSHEE dhe UKT etj.

Ndërkohë, funksionet jo-transaksionale përfshijnë kontrollin e balancës dhe lëvizjet e llogarisë, urdhërpagesat periodike, gjendjen e kartave të debitit dhe kreditit, kreditë konsumatore dhe ato për shtëpi (pra mbetjet që duhen paguar, datat e pagesave, shuma e kësteve), detajet e depozitës tuaj me afat ose hapja e një depozite të re.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat