Shqiptarët “dorëzojnë” makinat e vjetra! - Ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut
Shqiptarët gjithnjë e më shumë po heqin makinat e vjetra. Sipas të dhënave nga DPSHTRR, gjatë vitit 2024 janë çregjistruar rreth 8,000 automjete, të cilat kanë një moshë mesatare prej 22 vjetësh, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej 38% krahasuar me vitin 2023.
Faktor kyç që ka ndikuar në këtë rritje është importi i automjeteve të ardhura nga Koreja e Jugut, që ofrohen me çmime të ulëta.
Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2024, importi nga Koreja e Jugut ka kaluar edhe tregjet e tjera tradicionale nga ku shqiptarët merrnin automjete.
Përkatësisht, 17,400 automjete të ardhura nga ky vend u regjistruan në Shqipëri gjatë 11 muajve të parë të vitit të kaluar, duke kontribuar në rritjen e numrit të njësive të përdorura, por gjithashtu në përmirësimin e flotës në qarkullim.
Nga ana tjetër, shërbimi i Kontrollit Teknik ka regjistruar një rritje prej 8.2% të automjeteve që iu nënshtruan testimeve për vitin 2024.
Nga 428,000 automjete të testuara, vetëm 69% e tyre kaluan me sukses dhe morën dritën jeshile për të vazhduar qarkullimin normal. Pjesa tjetër, që nuk kaluan testin, ngelën për shkak të mangësive teknike të identifikuara gjatë kontrollit.
Arsyet më të zakonshme ishin problemet me sistemet e shkarkimit të gazrave, drejtimit dhe frenimit. Kjo tregon për një nevojë të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së mjeteve në qarkullim, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe mjedisit të pastër.
Sondazh

1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan - “Rritja e akcizës me 30% redukton duhanpirjen”
1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike.......

Ndryshojnë çmimet në Bursën e Energjisë - Nga anëtarësimi, te Tarifa Teknike miratohet vendimi për 2025-ën
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar tarifat që do të aplikojë Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike për vitin 2025 për Tregun e Ditës në Avancë dhe......

Sa na kushtuan ushqimet në vitin 2024? Norma e inflacionit e qëndrueshme, por për disa grupe ishte ende e lartë
Përgjatë vitit 2024, konkretisht nga muaji Shkurt dhe në vazhdim, inflacioni është paraqitur nën normën 3%. Parametrat sa i përket normës mesatare kanë qenë......

Italia kërkon kufizimin e çmimit të gazit në BE - Ministri i energjisë bën thirrje për vendosjen e “tavanit” 60 euro/MWh
Bashkimi Evropian duhet të zgjasë kufirin e urgjencës për çmimet e gazit dhe të vendosë një tavan prej 60 eurosh për megavat orë për të parandaluar luhatjet......

Sa i kanë digjitalizuar bankat shërbimet e kredisë? - Sistemi scoring do të rriste më tepër kreditimin për individët dhe bizneset
Shërbimet e kredisë në banka dhe institucionet financiare jobanka, rezultojnë pjesërisht të digjitalizuara. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Këshilli i......

Nis shtrenjtimi i cigareve - Rritet akciza me 250 lekë/kg, qeveria parashikon skemë të re taksimi
Cigaret do të kushtojnë më shtrenjtë për duhanpirësit për gjatë këtij viti. Bazuar në kalendarin e akcizës të miratuar nga Ministria e Financave, edhe këtë......

Sa këmbehen sot valutat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar ulje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë në raport me dje. Sipas......

Rriten lehtë yield-et e bonove 12-mujore/ Viti 2024 mbyllet me një normë mesatare 2.76%
Bonot e Thesarit, si një nga instrumentet kryesore të borxhit të brendshëm të qeverisë, e mbyllën vitin 2024 me një rritje të lehtë të yield-it mesatar.......