Shqiptarët “braktisin” kredinë afatshkurtër - BSH: Zbret në 198 miliardë lekë në qershor. Ajo afatmesme fiton më shumë terren
Shqiptarët po marrin gjithnjë e më tepër kredi afatgjata ose afatmesme, ndërsa po heqin dorë nga kreditë afatshkurtra. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i kredisë afatgjatë arriti në 552 miliardë lekë gjatë muajit qershor, një rritje kjo me gati 1.9% në krahasim me majin.
Kreditë afatgjata janë ato me një afat shlyerjeje mbi 5 vite. Shumica e qytetarëve dhe bizneseve zgjedhin këtë lloj huaje, për shkak se këstet e shtrira për një kohë të gjatë janë më të ulëta. Gjithashtu, kjo vjen edhe për arsye se shqiptarët marrin kryesisht kredi në shuma të mëdha, si për shembull për blerje pasurish të paluajtshme dhe sa më e shkurtër të jetë koha e shlyerjes, aq më i madh do të jetë kësti mujor për ta.
Të marrësh një kredi afatshkurtër për blerje banese është e papërballueshme për shumicën e familjeve, pasi kësti mujor do të jetë shumë i lartë dhe do të krijojë vështirësi në mbulimin e shpenzimeve të përditshme të tyre. Ndërkohë, edhe normat e interesit janë pak më të ulëta në rastin e kredive afatgjata, pasi janë të mbështetura në kolateral.
Nga ana tjetër, shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se qytetarët po i largohen kredisë afatshkurtër. Kredia afatmesme kapi një shifër prej 127 miliardë lekësh, duke u rritur me 2% llogaritur me majin, ndërsa ajo afatshkurtër zbriti në 198 miliardë lekë, një rënie me 0.2%.
Kredia afatmesme merret nga 1 vit deri në 5 vjet, ndërsa ajo afatshkurtër deri në një vit. Kjo lloj kredie është zakonisht më e vogël dhe përdoret për financimin e konsumit. Si rrjedhojë, edhe këstet nuk rëndojnë shumë në xhepat e qytetarëve.
Në krahasim me kredinë për blerje banese, ajo konsumatore për mbulimin e nevojave personale të qytetarëve për blerje pajisjesh profesionale, mobilje për shtëpi, edukim, shëndet, pushime, ushqim, blerje makine dhe të tjera, është më pak e kërkuar.
Kërkesa më e lartë ndaj kredive për blerje banese sjell nje rritje të menjëhershme të kredive afatgjata.

Rritja e konsumit mbushi arkën e shtetit - 7-mujori, 301 milionë euro më shumë në buxhet
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 432,7 miliardë lekë në 7-mujorin ë parë të vitit duke regjistruar një rritje me afro 30.1 miliardë lekë apo 301 milionë euro në......

Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit - Hapet tenderi për punimet, do zgjatin 8 javë nga nënshkrimi i kontratës
Me një fond limit prej 107.6 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat. Hapja e......

Produktet e gatshme, në tregjet botërore - Rritet eksporti i agroindustrial, verërat shqiptare gjejnë më shumë hapësira
Trendin e rritjes së eksporteve përgjatë këtij vitit e ka ndjekur edhe agroindustria. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se sektori i......

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç - Ethel Caterham ka lindur 5 vjet para fillimit të Luftës së Parë Botërore
Personi më i vjetër në botë ka festuar 116-vjetorin në Surrey. Ethel Caterham u bë personi më i vjetër në muajin prill, pas vdekjes së murgeshës braziliane......

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale
Një raport i publikuar nga UNDP për sa I përket punonjësve të 12 bashkive kryesore ka zbuluar se 77% e stafit të bashkive në Shqipëri janë femra, duke......

Luhatje të lehtë në tregun valutor – Forcohet Franga ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan nga një ditë më parë nuk ka regjistruar luhatje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sërish me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.9 lekë......

Zjarret “rrethojnë” Spanjën - Rreth 400,000 hektarë janë djegur nga flakët, 37 arrestime
Spanja vazhdon të përballet me zjarret në një nga sezonet më shkatërrimtare të dekadave të fundit, pavarësisht se temperaturat kanë filluar të bien në......

Rritet formalizimi në tregun e punës - Në 7 muaj mbi 1300 punëmarrës informalë futen në skemë
Aksioni ndaj informalitetit në vendet e punës, si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, duket se ka dhënë frytet e para. Planifikimi i inspektimeve nga......