Shqipja, prioritet arsimor përmes certifikimit e standardizimit - Kumbaro: Kemi nevoje për një Agjenci Kombëtare për gjuhën

Gjatë panelit dedikuar gjuhës shqipe “Standardizimi dhe certifikimi i gjuhës shqipe në Diasporë”, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi rëndësinë e politikave të qëndrueshme dhe afatgjata për ruajtjen e gjuhës shqipe në Diasporë si dhe standardizimin e certifikimin e saj. Ndër të tjera, ministrja theksoi nevojën për krijimin e një Gjencie Kombëtare për gjuhën shqipe.
“Brezi i parë e ruan gjuhën spontanisht; brezi i dytë ka nevojë për mbështetje; ndërsa brezi i tretë rrezikon ta humbasë atë nëse nuk ndërtojmë politika të qarta dhe të qëndrueshme. Kjo është arsyeja pse diaspora duhet të shihet jo thjesht si një realitet kulturor, por si një realitet arsimor që kërkon politika të posaçme, të menduara në mënyrë sistematike dhe afatgjatë. Prandaj kemi nevoje për një Agjenci Kombëtare për gjuhën shqipe. Kjo nuk është një çështje terminologjie, por një ndryshim thelbësor në qasje pedagogjike."
Ministrja e Arsimit, gjatë fjalës së saj shpjegoi edhe vizionin mbi të cilin do të hedhë themelet kjo agjenci, duke nënvizuar se kjo sfidë lidhet drejtpërdrejt edhe me vizionin tonë për Shqipërinë 2030.
“Standardizimi në këtë fazë nënkupton ndërtimin paralel të dy shtyllave, ruajtjen dhe zhvillimin e kurrikulës së gjuhës shqipe si gjuhë e trashëgimisë, dhe njëkohësisht krijimin e një kurrikule të re për gjuhën shqipe si gjuhë e dytë apo e huaj, të përshtatur me realitetin e diasporës.”
Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro vlerësoi veçanërisht përpjekjet dhe organizimet e mësuesve e komuniteteve të diasporës për një qasje të unifikuar të gjuhës shqipe.
Më shumë telefona dhe rrjete sociale se banorë! Paralelisht u rrit edhe audienca e reklamave në Facebook
Në fund të vitit 2025 në Shqipëri kishte rreth 3.4 milionë lidhje celulare, një shifër që në pamje të parë duket shumë e lartë krahasuar me popullsinë e......
Ndryshime në ligjin për shtetësinë - Balla: Pasaporta mund të merret nga individë me kontribut
Komisioni parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për Shtetësinë". Nismëtari i këtij drafti, Taulant......
Nafta ulet në 207 lekë/litër, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 15 prill 2026, duke reflektuar luhatjet në tregjet......
Diaspora si partner mbështetës për integrimin në BE - Dhuka: Jeni njohësit e standardeve europiane, kemi nevojë për ju
Në panelin me në fokus diasporën shqiptare si partner mbështetës për integrimin europian dhe zhvillimin e qëndrueshëm, kryenegociatorja Majlinda Dhuka,......
Ku po investojnë pensionistët e huaj në Shqipëri? Kostot e jetesës mbeten të ulëta, por dilema mes qirasë dhe blerjes vazhdon
Shqipëria është duke u bërë një nga vendet ku pensionistët e huaj zgjedhin të jetojnë, për shkak të shumë lehtësirave dhe kostove të ulëta të jetesës.......
Platformë elektronike për tregtimin e energjisë - Investimi 300 milionë lekë i Bursës Shqiptare të Energjisë
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX, ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e platformave elektronike të tregtimit dhe klerimit për tregun e......
Shqipëri vs Kosovë, sa të varur jemi nga remitancat? Visual Capitalist: Renditemi në vend të 36 dhe 16 nga 194 ekonomi në total
Remitancat vazhdojnë të jenë një nga burimet më të qëndrueshme të të ardhurave për shumë ekonomi në botë, sidomos për vendet me emigracion të lartë. Në disa......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan pas rënies së ndjeshme që pësoi ditën e djeshme duket se ka rikuperuar disi në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 80.7 lekë......


