Shqipëri–Turqi, vizion i përbashkët për investime në turizëm - Muhamed Isler: Është lokomotivë e ekonomisë shqiptare

Në Tiranë u organizua një aktivitet mbi zhvillimin sektorial të turizmit me fokusin e Shqipërisë turistike, si destinacion 12 mujor. Kreu i Musiad Albania, Muhamed Isler, deklaroi se fusha strategjike në Shqipëri aktualisht është turizmi.
“Vendosëm të fillojmë me sektorin e turizmit, sepse po vlerësohet perspektiva e investimeve në Shqipëri, besojmë se turizmi është fusha e parë dhe më strategjike që na vjen në mendje. Turizmi është një nga sektorët lokomotivë që po përshpejton rritjen ekonomike. Në këtë pikë tret ema kanë rëndësi kritike, investime cilësore, aksesueshmëria dhe lidhjet dhe rritja e qëndrueshme”.
Ky aktivitet prezantoi qartë edhe vizionin e përbashkët mes Turqisë dhe Shqipërisë, vullnetit të investimeve dhe objektivat e rritjes që i janë vendosur në fushën e turzmit.
"Turizmi i Shqipërisë, ka njohur një zhvillim të dukshëm vitet e fundit, dhe tani është shndërruar në një nga destinacionet më dinamike. Qëllimi jonë është ta bëjmë këtë rritje të qëndrueshme e ta pozicionojmë shqipërinë si një destinacion turistik që jeton 12 muajt e vitit. Çdo kontakt, apo bisedë që do të zhvillohet sot do vendosin rekordet e reja të turizmit në vitin 2026 dhe në vitet që do të pasojnë”, tha Sinan Tekin, Nënkryetari i MUSIAD Albania.
Në fjalën e tij, ministri i Kulturës Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja, theksoi se ne duhet të mësojmë nga shërbimet dhe cilësia e shërbimeve turke në sektorin e turizmit, ndërsa vuri në pah rëndësinë e investimeve turke në Shqipëri.
“Turqia sot në Shqipëri është sot mbi 10.6% të totalit të investimeve të huaja direkte për vitin 2025. Dhe me rreth 130 mln euro vetëm në 9 mujorin e parë të vitit të kaluar, dhe në stokun e investimeve të huaja në Shqipëri është me një përqindje prej 8.2% të totalit.”
“Forcim i tregut të përbashkët rajonal dhe europian” - Ibrahimaj: Kthen Shqipërinë në pikë hyrëse për perëndimin dhe lindjen
“Ndërlidhja Strategjike dhe Rritja Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII" ishte forumi ekonomik i mbajtur në Tiranë. Në fjalën e saj,......
Rama niset drejt Uashingtonit, merr pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes!
Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në përgjigje të ftesës së Presidentit të SHBA-ve Donald J.Trump për të marrë pjesë në themelimin......
Kroacia, me “sytë” nga energjia bërthamore - Synon të mbulojë 30% të nevojave deri në vitin 2040
Kroacia synon të mbulojë të paktën 30% të nevojave të saj për energji elektrike me energji nga burimet bërthamore deri në vitin 2040, tha ministri i......
Rreth 9.6 milionë netë qëndrime në 2025/ Dominojnë hotelet, “shpërthen” akomodimi alternativ dhe kampingu
Viti 2025 mbyllet me 9.67 milionë netë qëndrime në strukturat akomoduese. Është një rritje me gati 30% krahasuar me një vit më parë. Nga 2.22 milionë netë......
Korridori VIII, një domosdoshmëri strategjike - Tajani: Përparësi strategjike për ekonomitë tona. Zhvillohet në Tiranë ministeriali
Në Tiranë është zhvilluar forumi i ministrave të Jashtëm të vendeve nga ku kalon korridori VIII (Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bullgari dhe Rumani, si dhe......
Shqipëria, në garën globale të internetit/ Sa shpejt lundrojmë në botën digjitale në 2026-ën?
Shpejtësia e internetit konsiderohet sot si një nga treguesit më të rëndësishëm të nivelit të digjitalizimit dhe zhvillimit teknologjik të një vendi. Ajo......
Evropa humb “kontrollin” mbi turistët amerikanë - Anketa, po “josh” udhëtarët kinezë dhe indianë
Turistët kinezë dhe indianë pritet të kompensojnë një ngadalësim të mundshëm të rritjes nga udhëtarët amerikanë në Evropë këtë vit, sipas një ankete të......
Luhatje të përgjithshme në tregun valutor! – Forcohen Dollari dhe Paundi
Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 81.1 lekë dhe......


