“Shqipërinë Madhështore e nisim nga dhembshuria” - Sali Berisha prezanton kandidatët e PD-ASHM në Himarë
Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Himarë. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, u shpreh se, Shqipërinë Madhështore, ndërtimin e saj ne do e nisim nga dhembshuria, nga solidariteti njerëzor.
100 ditët e para ne vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se 200 euro ose nuk merr. Çka do të thotë se në Shqipëri nuk do të ketë pension nën 200 euro. Pensioni minimal do jetë 200 euro. Çka do të thotë se çdo i papunë, se çdo njeri në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, çdo fëmijë me një prind, do ketë 200 euro në muaj. Ky është zotimi ynë për të nxjerrë shqiptarët nga mjerimi. 6.3 euro në ditë, nuk je më në spektrin e mjerimit.
Sipas Berishës, në këtë paketë, rrogëulëtit, që nuk mund të kenë rrogë më të ulët se 500 euro, asnjë, pensionistët, ata që marrin minimumin jetik, do kenë kartën e konsumatorit.
Karta e konsumatorit do u rikthejë atyre të gjithë TVSH-në, pra 20 përqind të çmimeve, dhe kjo është e barabartë me 450 euro në vit. Projekti ynë për Shqipërinë Madhështore parashikon uljen e çmimit të energjisë elektrike të konsumatorit në 7 lekë. Nafta nuk do jetë më e shtrenjtë se në Maqedoni dhe Kosovë. Sot është 40 përqind më shtrenjtë. Kjo sepse Edi Rama u merr ju në çdo litër naftë nga 1.1 euro, një çmenduri e vërtetë. Ju të tjerët, që nuk blini naftë, ju e paguani naftën në çmimin e ushqimeve, në çmimin e biletave të transportit, e paguani në çdo gjë tjetër. Kështu që ne i vendosim një ligj të ri, ulim ngarkesën fiskale mbi naftën dhe çmimi i tij do bjerë në nivelin e dy vendeve përreth.
Berisha theksoi se projekti për biznesin është projekti më miqësor. Biznesi i vogël do paguajë me 6 lekë energjinë, ndërsa tavani për TVSH-në dhe tatim-fitimin do të spostohet nga 100 mijë euro dhe 140 mijë që është përkatësisht, në 180 mijë euro.
Sondazh

“Do të ofrohen shërbime publike ndërkufitare” - Synimi i Kornizës së Ndërveprimit, përparimi në tregun e vetëm digjital evropian
Administrata publike shqiptare do të bashkëpunojë me administratat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe ofrimin......

Prodhimi diellor, 32% rritje në vitin 2025 - Evropa, në rrugën e duhur për të thyer rekordin e vitit të kaluar
Prodhimi i energjisë elektrike diellore në Evropë gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 u rrit me mbi 30% krahasuar me të njëjtët muaj në 2024-ën, duke......

Segmenti rrugor Plepa–Rogozhinë/ ARRSH: Ka përfunduar riparimi i shtresës asfaltike!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin rrugor Plepa–Rogozhinë, me një gjatësi prej rreth 33 kilometrash, pjesë......

Hotelet në bregdet, gati për turistët - Importojnë 140 ton çadra në një muaj. Bizneset nxitojnë për të kapur sezonin
Jo vetëm për sigurimin në kohë të fuqisë punëtore, por edhe për përgatitjen infrastrukturore, resortet, hotelet dhe stacionet e plazhit përgjatë vijës......

Bujqësia, drejt standardeve ndërkombëtare - Skema Kombëtare 2025 mbështet certifikimin GLOBAL GAP
Fermerëve shqiptarë do t’u ofrohet mbështetje për certifikimin GLOBAL GAP për të rritur standardet e prodhimit. Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për......

Zhvillimi i zonës bregdetare të Darëzezës - Detajet e projektit “Mes Semanit dhe Vjosës”. Shëtitore, zonë sportive dhe rekreacioni
Shëtitore, zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale dhe hoteliere, shërbime plazhi, etj. Këto janë disa nga detajet e projektit “Mes......

Cilat shtete preferojnë Greqinë? - Mbi 28 milionë vizitorë do të udhëtojnë në tokën helene në 2025
Turizmi grek vazhdon të jetë dominant në vitin 2025. Planifikimi për sezonin veror të vitit 2025 pasqyron një strukturë të qëndrueshme të kërkesës, me......

Subvencionet në bujqësi/ AZHBR: 200 mijë lekë mbështetje për fermat organike!
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se vijon të jetë e hapur deri më 30 maj, thirrja për aplikime në 8 masat mbështetëse të Skemës......