Shqipëria zhvillon Mbledhjen e 16-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime

Në Tiranë u zhvillua dje Mbledhja e 16-të e Nënkomitetit BE–Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet, një mekanizëm i rëndësishëm në procesin e vlerësimit të progresit të Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 29 – Unioni Doganor. Takimi u hap nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, i cili theksoi se ky dialog mbetet pika kryesore e bashkëpunimit me Komisionin Evropian, ku vlerësohen arritjet, adresohen sfidat dhe përcaktohen prioritetet që udhëheqin administratën doganore në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi se Dogana Shqiptare ka punuar intensivisht gjatë vitit të fundit në bashkërendim të plotë me DG TAXUD, duke respektuar të gjitha afatet dhe duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për të katër kriteret mbyllëse të Kapitullit 29. Ai vuri në dukje progresin e arritur në përafrimin ligjor me acquis të BE-së, përgatitjen e kalendarit legjislativ dhe dokumenteve mbështetëse për harmonizimin e kuadrit kombëtar me Kodin Doganor të Unionit.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua procesit të digjitalizimit. Delegacioni shqiptar informoi Komisionin Evropian për përfundimin e Strategjisë Shumëvjeçare të IT-së dhe Planit të detajuar të Veprimit, dokumente që përcaktojnë hapat për të siguruar ndërveprimin e plotë elektronik me sistemet doganore të BE-së që nga dita e parë e anëtarësimit.
Në vijim, u trajtuan zhvillimet në projektet rajonale dhe ndërkombëtare, si CEFTA dhe SEED+, si dhe ecuria e procesit të aderimit në Protokollin e Konventës së OBSH për Kontrollin e Duhanit, i cili pritet të hyjë në fuqi për Shqipërinë në vitin 2026. U theksuan gjithashtu masat për lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e procedurave dhe forcimin e menaxhimit të riskut.
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian vlerësuan progresin e dukshëm të administratës doganore shqiptare në modernizimin e sistemeve, përafrimin me acquis, rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Palët përmbyllën takimin duke dakordësuar prioritetet e fazës së ardhshme, përfshirë finalizimin e procesit të përafrimit dhe zbatimin e sistemeve të reja doganore.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave riafirmoi angazhimin për të vijuar me reformat strukturore dhe modernizimin e shërbimeve, me synimin për t’i afruar qytetarët dhe bizneset me standardet europiane dhe për të përmbushur objektivat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
286 mld lekë u tërhoqën nga bankomati në 9 muaj - Numër i kufizuar i ATM që përfshijnë edhe shërbimin e depozitimit të parave
Bankomatet në Shqipëri sa vijnë e shtohen, ndërsa edhe përdorimi i tyre nga qytetarët për të tërhequr ose depozituar para në nëntë muajt e parë të këtij viti......
“Kriza e ndërmarrjeve shtetërore kërcënon ekonominë serbe” - Banka Botërore kërkon reforma për të rritur efikasitetin e financave publike
Serbia duhet të trajtojë rreziqet fiskale të shkaktuara nga sektori i madh i ndërmarrjeve shtetërore, që të sigurojë qëndrueshmëri fiskale afatgjatë dhe të......
IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani - Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035
Deri në 3 milionë vende pune me aftësi të ulëta mund të zhduken në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035, për shkak të automatizimit dhe inteligjencës......
“Black Friday”, bizneset “ndezin” motorët/ Rreth 25 mijë reklama aktive në rrjetet sociale
Black Friday, ose e njohur në shqip si E premtja e zezë, është kthyer ndër ditët më të rëndësishme të vitit si për konsumatorët, ashtu edhe për bizneset. Ajo......
Sa kushton mbrojtja nga përmbytjet? - 115 milionë dollarë në vit për të “shpëtuar” deri në 2031-shin
Fermerët, qytetarët dhe bizneset, edhe këtë vit po përballen me dëme të konsiderueshme ekonomike për shkak të përmbytjeve të shkaktuara në disa bashki të......
Britania rrit pagën minimale me 4.1% - Përfitojnë mbi 2.7 mln punonjës. Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se paga minimale do të rritet me 4.1%, duke arritur në 12.71 paund në orë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, për......
“8 vende anëtare po devijojnë nga objektivat” - BE u bën thirrje shteteve të kufizojnë shpenzimet buxhetore
Komisioni Evropian paralajmëroi se shpenzimet publike në tetë vende të BE-së, duke përfshirë Spanjën, Hungarinë, Maltën dhe Holandën, po devijojnë nga......
Luhatje në tregun valutor – Dollari amerikan humbet pikë. Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje për herë të parë gjatë kësaj jave pas rritje së vazhdueshme që nga fillimi javës teksa është blerë këtë mëngjes me......





