Shqipëria zgjidhet presidente e “Evropës së Pyjeve”/ Rama: Zgjedhje domethënëse, votë unanime nga 45 vende

Shqipëria është zgjedhur me votë unanime të 45 vendeve anëtare, si Presidente e Forest Europe (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën nga Suedia. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ky është një tjetër sukses i rëndësishëm diplomatik, që e forcon më tej profilin ndërkombëtar të vendit.
Rama informoi se deri në vitin 2030, Shqipëria do të drejtojë agjendën politike dhe procesin ministerial të kësaj organizate, duke koordinuar diskutimet dhe prioritetet evropiane për sektorin e pyjeve.
“Po si ka mundësi, që këtë vend të betonit, Paketës së Mafias së Maleve dhe të Konspiracionit Jahudit të zhdukjes së pyllit të Zvërnecit për ta kthyer në geto palestinezësh të spastruar etnikisht nga Gaza, ta mbështesin fuqimisht nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar për këtë zgjedhje kaq domethënëse, ndërsa vendimi të miratohet më në fund pa asnjë kundërshtim?!”, u shpreh Rama.
Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama:
Çudi e madhe ëëë…
Shqipëria e tradhtarëve sapo u zgjodh me votë unanime të 45 vendeve anëtare, si Presidente e Forest Europe (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën nga Suedia.
Po si ka mundësi, që këtë vend të betonit, Paketës së Mafias së Maleve dhe të Konspiracionit Jahudit të zhdukjes së pyllit të Zvërnecit për ta kthyer në geto palestinezësh të spastruar etnikisht nga Gaza, ta mbështesin fuqimisht nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar për këtë zgjedhje kaq domethënëse, ndërsa vendimi të miratohet më në fund pa asnjë kundërshtim?!
Forest Europe është platforma më e rëndësishme pan-evropiane për politikëbërjen në fushën e pyjeve, që bashkon 45 shtete evropiane dhe Bashkimin Evropian për të përcaktuar drejtimet strategjike të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, biodiversitetit pyjor, klimës dhe ekonomisë së gjelbër.
Iku kjo botë, madje u prish dynjaja, se u bashkuan në Shqipëri Trumpi me Sorosin që të bëjnë “Shqipërinë e shqiptarëve” me hormone transgjenitale, me një ishull izraelit në tokë e një në det, me zëvendësim të pelikanëve me palestinezë, ku kulmi i degjenerimit është partneriteti i tyre me Katarin, që në Zvërnec do vihet në shërbim të Izraelit paçka se në Gjirin Arabik nuk e shohin me sy njëri-tjetrin… Dhe kush i bën të tëra këto, tradhëtari në kryeministri që ku t’i ketë robt e shpis se paska qenë Satanai vetë.
Deri në vitin 2030, Shqipëria do të drejtojë agjendën politike dhe procesin ministerial të kësaj organizate, duke koordinuar diskutimet dhe prioritetet evropiane për sektorin e pyjeve. Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm diplomatik, që e forcon më tej profilin ndërkombëtar të vendit dhe rrit rolin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore, duan s’duan ata që s’duan, qofshin ata të “Shqipërisë së shqiptarëve”, e qofshin ata që i përdorin si kukulla të pavetëdijshme, duke ua bërë flakë tik-tokun me raketat e luftës hibride të manipulimeve online”.
854 ankesa për shpërdorim të të dhënave personale - Zyra e Komisionerit 93 hetime në shëndetësi, sistemin bankar dhe teknologji
Qytetarët kanë depozituar pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e informimit 854 ankesa gjatë vitit që lamë pas që lidhen me......
Shqiptarët “të fiksuar” pas Iphone/ Apple thellon epërsinë në Shqipëri, Samsung humbet terren
Tregu shqiptar i telefonave inteligjentë po dominohet gjithnjë e më shumë nga Apple. Sipas të dhënave të publikuara nga StatCounter për muajin maj 2026,......
83.3 mln lekë për projektimin e kopshteve dhe çerdheve - Bashkia Tiranë hap garën. Objektet e arsimit parashkollor, drejt standardeve të reja
Bashkia e Tiranës ka shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për studim-projektimin e objekteve në kuadër të programit të Arsimit Bazë Parashkollor. Fondi......
FMN vlerëson ekonominë shqiptare: Rritje e qëndrueshme dhe sektor bankar i fortë
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë një vlerësim pozitiv për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, duke theksuar se vendi po vijon të ruajë ritme të qëndrueshme......
Belgjika konfirmon hapjen e ambasadës në Tiranë - Prévot: Shqipëria po avancon me sukses drejt BE-së
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke......
Bruksel/ Dogana Shqiptare pjesë e proceseve për standardet globale të klasifikimit të mallrave
Përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare morën pjesë në sesionin e 67-të të Nënkomitetit për Rishikimin e Sistemit të Harmonizuar, i zhvilluar në......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Paundi. Dobësohet Franga
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë duke regjistruar rritje të vlerës në raport me rënien që pësoi një ditë më parë duke u blerë sot me 81.5 lekë dhe duke u......
Policia masa për ndeshjen Shqipëri-Izrael: Bllokime rrugësh pranë “Air Albania”!
Policia e Shtetit njoftoi sot planin e detajuar të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të......



