Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2025, 13:59

Shqipëria zgjidhet në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare!

Nga Edel Strazimiri

Shqipëria zgjidhet në Këshillin e Organizatës

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se Shqipëria është zgjedhur në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare (IALA) fakt ky që tregon “përkushtimin e vendit tonë në bashkëpunimin ndërkombëtar”.

Ky anëtarësim intensifikon rolin dhe përpjekjet e vendit tonë në promovimin e standardeve më të larta në fushën e ndihmave detare.

“Kjo zgjedhje përfaqëson një hap të rëndësishëm në kontributin për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për mjedisin detar”, thekson ministria në njoftimin e saj.

Në Asamblenë e parë të Përgjithshme të kësaj organizate, Shqipëria u përfaqësua nga komandanti i Forcës Detare / Rojës Bregdetare, nënadmiral Adnand Agastra, i cili theksoi nevojën për një sistem të avancuar ndihmash detare.

Ai vuri theksin tek rëndësia e lehtësimit të transportit detar të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit detar, veçanërisht në ekosistemin e Mesdheut.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat