Shqipëria, vend kyç për qendrat e të dhënave, Salla: Energjia e rinovueshme na bën konkurues

Energjia e rinovueshme dhe kostot konkurruese po e kthejnë Shqipërinë në një vend kyç për ndërtimin e qendrave të të dhënave. Investimi i ri prej 100 milionë eurosh nga kompania izraelite ADC synon ngritjen e një data center-i të teknologjisë së avancuar. Në një intervistë për Scan Tv, eksperti i IT Erlind Salla, theksoi se Shqipëria ka disa avantazhe strategjike që e bëjnë tërheqëse për investime të këtij niveli.
“Shqipëria njihet si një vendme energji të rinovueshme, si hidrike ashtu dhe diellore. Kjo është një pikë kyçë dhe strategjike që ne na fvorizon në arenën ndërkombëtare për konkurimin për krijimin e datacenterave. Ideja është që ky invesim që në këtë lloj niveli në Shqipëri, që do përdori çipa të cilat janë çipat më të mirë në treg, për procesim dhe përpunim të të dhënavepër inteligjencën artificiale, të cilët i përdor Google, Amazon, kompani më të mëdha lider në treg, do të investohen edhe në Shqipëri. Energjia që ne kemi e rinovueshme, është faktor kyç, pasi këto kompani, data centera, kërkojnë një sasi shumë të madhe energjie, për funksionimin e tyre. Dhe Shqipëria është vendi perfekt, plus edhe toka është më e lirë, në krahasim me Gjermaninë, apo Francë”, thotë Salla.
Ndonëse në rajon ekzistojnë qendra të përpunimit të të dhënave, projekti që pritet të ndërtohet në Shqipëri përfaqëson një nivel tjetër teknologjik dhe kapaciteti.
Sipas Sallës: “Është si të krahasosh një market lagje me një qendër tregtare. Ne do jemi në rajon por edhe në Europë, për procesimin e të dhenave dhe për ruajtjen e tyre.”
Ndërtimi i këtyre qendrave nuk lidhet vetëm me zhvillimin teknologjik, por edhe me sigurinë digjitale. Salla thekson se infrastruktura e re dhe bashkëpunimi me kompani lidere në sigurinë kibernetike mund të rrisin ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse në vend.
“Datacenterat në të gjithë botën, janë pre e sulmeve kibernetike, por ne do të marrim parasysh që pikë së pari, ne jemi vend anëtar i NATO, dhe kemi protokollet e NATO, për sigurinë e të dhënave, dhe së dyti duhet të marrim parasysh që kompanitë izraelite janë lider në sigurinë kibernetike, dhe ardhja e tyre në Shqipëri do ndikonte shumë edhe në rritjen e kapaciteteve vendase, për trajnim por edhe punësim të të rinjve ekspertë të fushës, që ata të kalojnë në një nivel tjetër për mbrojtjen e të dhënave. Që në një të ardhme nuk do kemi nevojë për konsulencë të jashtme, por do kemi përballueshëm kapacitete të brendshme për të zgjidhur këto probleme”, thotë Salla.
Investimi pritet të sjellë jo vetëm infrastrukturë të re digjitale, por edhe zhvillim të tregut të punës në sektorin e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike në Shqipëri.
Mungesat në Këshillin Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë shtyn vendimarrjen e politikës monetare
Për shkak se Këshilli Mbikqyrës është i paplotësuar me anëtarët, për shkak të përfundimit të mndatit për 6 prej tyre, Banka e Shqipërisë ka shtyrë sot për në......
20 milonë USD për pikat e inspektimit kufitar - Sfidat e integrimit në BE, Salla: Rrisim sigurinë ushqimore
Qeveria parashikon të kryejë një investim prej rreth 20 milionë dollarësh për ndërtimin e 7 Pikave të Inspektimit Kufitar, si dhe për forcimin e mëtejshëm të......
Evazion fiskal nga postat private? - Prokuroria e Tiranës nis hetimin dhe kontrollet në disa subjekte
Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare. Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen......
Me ftesë nga Selia e Shenjtë, kryeministri Rama niset drejt Romës- Do të pritet në Vatikan nga Papa Leoni XIV
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe......
Sa minuta na ndajnë nga shkolla dhe spitali? Eurostat zbulon diferencat mes qyteteve dhe zonave rurale në Shqipëri dhe rajon
Agjencia Europiane e Statistikave, Eurostat, ka publikuar së fundmi të dhëna që tregojnë sa pranë janë banesat me institucionet bazë, si qendrat......
Kush duhet të nxitojë për të bërë rivlerësim e pasurive? - Pipiria: Pronat që nuk kanë vlerë në kartelë, domosdoshmëri
Rivlerësimi i pasurive është një proces që synon të kursejë qytetarët në rast të shitjes së pronës ku sipas ligjit do të duhet të paguanin 15 % tatim të......
Nga bota akademike, sistemi bankar dhe ligjet - Kandidatët për tre vende në Këshillin Mbikëqyrës të BSH
Procesi i përzgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është përmbyllur me seancën dëgjimore në Komisionin......
Kur nis rivlerësimi i pasurive? - 6 000 kontrata “të ngrira” në pritje të procesit
Së shpejti pritet që të nisë procesi i rivlerësimit të pasurive në vend për të gjithë ata qytetarët që kanë interes të rrisin vlerën ligjore të banesës së......


