Shqipëria synon terminal LNG - Marrëveshje me kompaninë amerikane për projektin që mund të furnizojë Ballkanin me gaz

Shqipëria dhe kompania amerikane e gazit të lëngshëm natyror, Argent LNG, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të vlerësuar ndërtimin e një terminali LNG në vend, raporton Reuters.
Projekti parashikon një terminal tokësor për magazinimin dhe rigazifikimin e LNG-së, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit. Sipas kompanisë amerikane, objekti mund të lidhet me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), Gazsjellësin e propozuar Jonian-Adriatik dhe korridorin e gazit Fier-Vlorë.
Terminali synon të shërbejë jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore. Sipas Argent LNG, projekti mund të krijojë gjithashtu mundësi për furnizimin e Ukrainës përmes marrëveshjeve rajonale të tregut të gazit.
Financimi i projektit mund të përfshijë institucione amerikane, mes tyre Agjencia Amerikane për Tregti dhe Zhvillim, Korporata Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar dhe Banka Amerikane e Eksport-Importit.
Megjithatë, marrëveshja është jo-detyruese dhe aktualisht nuk ka një vlerësim të kostos, vendndodhje të përcaktuar apo afat për nisjen e ndërtimit.
Sipas Reuters Marrëveshja me Shqipërinë vjen pas dy memorandumeve të tjera të nënshkruara nga Argent LNG, me kompaninë shtetërore ukrainase Naftogaz në korrik dhe operatorin rumun të gazit Transgaz në gusht.
Në korrik, Departamenti Amerikan i Energjisë autorizoi Argent LNG të eksportojë gaz të lëngshëm natyror nga terminali i propozuar në Port Fourchon, Luiziana, drejt vendeve që kanë marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.
Falen 1.95 milionë euro detyrime - DPT: 651 tatimpagues përfituan gjatë gushtit nga falja automatike
Gjatë muajit gusht, 651 tatimpagues kanë përfituar nga falja automatike e detyrimeve tatimore, me një vlerë totale prej 1.95 milionë eurosh. Lajmi është......
Rama: Gjashtë programe të reja strehimi në kuadër të “Rilindja 2.0”
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e Programit të ri Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0. Në aktivitetin e organizuar me rastin e......
Strehimi 2.0, ndryshon politika e banesave - Qeveria synon të zgjerojë mbështetjen për familjet në nevojë dhe çiftet e reja
Qeveria po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në politikën e strehimit, duke kaluar nga një model i fokusuar kryesisht te familjet në nevojë drejt një......
Pronat, zgjidhje brenda 2028? - Avokati: Përshpejtohet procesi, problematikat janë të shumta
Të gjitha çështjet e pronësisë do të trajtohen nga “Agjencia Shtetërore e Pronës”, institucioni i vetëm dhe qendror që do të marrë përsipër të mbyllë......
Sejko, takim me BERZH - Fokus te kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në Bankën Evropiane për......
Paga mesatare arrin 92 mijë lekë/ Cilat profesione po paguhen më shumë?
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri vijon trendin rritës. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto......
Papunësia zbret në 8.3%/ Shërbimet shtojnë vende pune, ndërsa bujqësia dhe industria tkurren
Tregu shqiptar i punës ka shfaqur lëvizje të ndryshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesëmarrja në forcat e punës......
Fundi i “ngërçit” të pronave? - Qeveria përgatit paketën e ligjeve. Një datë për dy procese, legalizimet dhe integrimin në BE
Procesi i legalizimit të pronave në Shqipëri pritet të përfundojë në 2028, e cila përkon me datën në të cilën Shqipëria synon të nënshkruajë Traktatin e......

