Shqipëria synon rritjen e investimeve amerikane - Saro: Aplikacioni AFTERCARE i dedikuar për investitorët e huaj

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në bashkëpunim me dhomën Amerikane të Tregtisë, zhvilluan një tryezë diskutimi mbi investitorët amerikanë të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Drejtoresha e AIDA, Laura Saro u ndal në rëndësinë e investimeve amerikane në vendin tonë.
“Vitin tjetër po lançojmë edhe një aplikacion të quajtur Aftercare. Do të jemi online, të dedikuar për investitorët e huaj, si ata ekzistues, ashtu edhe ata të rinj që duan të vijnë. Stafi ynë, të gjithë drejtorët, janë përgjegjës t’ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi, t’ju bëjnë të ndiheni se ne dimë si të bëjmë biznes në mënyrë profesionale. Kështu që duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë drejtim. Investimet amerikane kanë vijuar të rriten në mënyrë të qëndrueshme këto vitet e fundit. Vitin e kaluar arritëm kulmin, që ishte 60 milionë euro. Potenciali që keni ju dhe potenciali që investitorët amerikanë mund t’i sjellin Shqipërisë është shumë i madh. Prandaj ne mezi presim, dhe ky është mesazhi kryesor, që të bëjmë edhe më mirë në këtë drejtim. Duhet të inkurajojmë që të kemi më shumë investitorë amerikanë këtu në Shqipëri, jo vetëm në kuptimin e numrave dhe investimeve që rrisin ekonominë tonë, por edhe në aspektin e ekspertizës dhe të asaj që ju sillni këtu, dhe se si mund të përmirësohemi me ju pranë.”
Nga ana tjëtër, zëvendësministri i Financave Andi Memeti, bëri një panoramë të qartë të eknomisë shqiptare, ndërsa u renditi arsyet se pse investitorët amerikanë duhet të zgjerojnëaktivitetin e tyre në vendin tonë.
“Dua t’ju jap një panoramë të shkurtër të ekonomisë shqiptare. Dhe për ta bërë këtë, do të përpiqem ta vendos veten në këpucët e një investitori amerikan. Dua të them se, nëse do të isha në vendin tuaj, cilat janë gjërat kryesore që do të merrja parasysh kur mendoj të investoj në një vend të vogël si Shqipëria? Mendoj se pika e parë është potenciali i tregut. Pika e dytë, e cila mendoj se është e rëndësishme, është taksimi për këdo që bën biznes në një vend si Shqipëria. Në Shqipëri, sa i përket tatimeve, të gjitha shërbimet që ofrojmë, si deklarimet tatimore për shembull, bëhen 100% online, tani që flasim. Doganat, nga ana tjetër, kanë punësuar staf dhe kanë funksionuar në këtë drejtim që nga viti 2018.”
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Neritan Mullaj, nxorri në pah rekomandimet që duhet të ndërmerren parasysh për të pasur një aktivitet të suksesshëm të investitorëve në Shqipëri.
“Rekomandimet tona në këtë propozim përfshijnë, harmonizimin e sistemit të shtetit shqiptar me standardet e BE-së, zgjidhjen e barrierave lidhur me pronat, thjeshtimin e procedurave dhe integrimin e përgjegjësisë institucionale. Forcimi i masave kundër korrupsionit dhe përmirësimi i transparencës. Zbatimi i konsultimeve publike efektive, duke siguruar përfshirjen e qytetarëve dhe të palëve të interesuara. Forcimi i zbatimit, transparencës dhe llogaridhënies së konsultimeve publike. Modernizimi i legjislacionit tatimor për t’u përshtatur me direktivat e BE-së dhe praktikat e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, duke rritur konkurrueshmërinë në krahasim me teoritë rajonale. Forcimi i kapitalit njerëzor për të rritur konkurrueshmërinë ekonomike. Financimi për Zhvillimin e Forcës Punëtore. Modernizimi i kodit të punës për të pasqyruar nevojat në ndryshim të fuqisë punëtore. Si dhe zhvillimi i një industrie turistike konkurruese dhe të qëndrueshme.”
Lezha kryeson me 42.1% inaktivitet në punësim/ Kukësi më i ulëti me 22.3%, ndiqet nga Dibra dhe Durrësi
Inaktiviteti i punësimit i referohet pjesës së popullsisë në moshë pune që nuk është as e punësuar dhe as në kërkim aktiv të një pune. Ky inaktiviteti mund......
Mbi 2500 aktmarrëveshje për borxhet e energjisë - OSHEE: Likujdim me këste dhe reduktim i kamatave për detyrimet e prapambetura
OSHEE Group raporton ecuri pozitive të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, me mbi 2500 aktmarrëveshje të lidhura gjatë këtij......
Pensionet, varësia nga shteti mbetet e lartë - RCC: Mbulimi me atë privat, i dobët. Më pak se 10% në Shqipëri dhe rajon
Pensioni shtetëror është i vetmi shpëtim financiar për shqiptarët dhe shtetasit e tjerë të rajonit në moshën e pleqërisë. Në një anketë të realizuar nga......
Projektligji për diasporën, synohet thellim i bashkëpunimit - “Nuk do të ketë ndikim në buxhetin e shtetit”
Komisioni për Kulturën, turizmin dhe Diasporën ka diskutuar këtë të martë mes debatesh disa ndryshime të propozuara në ligjin për Diasporën. Zv.ministrja e......
“2025, viti i dytë ose i tretë më i nxehtë në histori” - Shkencëtarët e BE-së: Ngrohja globale, në nivele të rrezikshme
2025 pritet të jetë viti i dytë ose i treti më i nxehtë në histori, sipas shkencëtarëve të Bashkimit Evropian. Ngjarjet ekstreme klimatike, duke përfshirë......
Çmimet "zbuten" në nëntor/ Inflacioni në 2.1%, por qiraja vijon të jetë ndjeshëm më lart se mesatarja
Më pak duket se na kanë kushtuar mallrat dhe shërbimet në vend për muajin Nëntor sipas të dhënave të INSTAT. Nisur nga shifrat, ndryshimi vjetor i Indeksit......
2025, një vit historik për arin - A mund të rritet më tej vlera e tij vitin e ardhshëm?
Viti 2025 ishte historik për arin, me një rritje mbi 60% të vlerës, i nxitur nga blerjet e bankave qendrore, tensionet gjeopolitike dhë dobësimi i dollarit.......
Komisioni i BE-së hap hetim ndaj Google për AI - Vendimi vjen pasi tensioneve me SHBA gjatë fundjavës
Komisioni Evropian nisi kw të të martë një hetim ndaj Google për përdorimin e përmbajtjes së botuesve të internetit dhe materialit të YouTube për shërbimet e......





