Shqipëria Postuar më 6 Mars 2025, 09:27

“Shqipëria, superfuqi energjetike e rajonit” - Berisha: Do përdorim çdo burim për të ua shitur shqiptarëve më lirë energjinë

Nga Dorian Koça

“Shqipëria, superfuqi energjetike e rajonit” - Berisha: Do

Partia Demokratike ka prezantuar programin për energjinë dhe burimet natyrore. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha u shpreh se “duam që Shqipërinë ta shndërrojmë në një superfuqi energjetike të rajonit, në të cilin përfituesit më të parë do të jenë qytetarët shqiptarë”.

Me praktikat më të shpejta, më të leverdishme. Ne kemi një platformë që të mundësojmë të kreditojmë, të financojmë ndërtimin e qindra e qindra HEC-eve e në mos më shumë. Ne kemi një platformë në të cilën ne do inkurajojmë sektorin privat të investojë me përparësi në burimet ujore, eolike, diellore të vendit. Por, ne do nxisim prodhimin e energjisë nga gazi, termocentralet. Shqipëria duhet të jetë një eksportues i fuqishëm energjie dhe jo burimet e saj të pashterrshme të atë mos marrin vlerën që meritojnë.

Sipas Berishës, një potencial tepër i madh është vendosja e një sistemi unik energjetik midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Të paktën 20 përqind është përfitimi i dy vendeve. Prodhues energjie vetëm me qymyr, prodhues energji vetëm me ujë. Kombinimet dhe krijimi i një truri dixhital që i komandon si digat, ashtu edhe furrat, përbën një potencial tjetër të ri shumë të madh, shumë të rëndësishëm.

Kreu demokrat përsëriti premtimin për vendosjen e çmimit të energjisë 7 lekë kilovat orë për konsumatorin familjar, si dhe 6 lekë për biznesin nga 18-24 që është sot, duke theksuar se ky është një inkurajim i madh për suksesin e biznesit dhe klimën ndaj tij.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat