Shqipëria, sërish gati për negociata me BE - Ftohet të dorëzojë pozicionin negociator për grupkapitullin 5 me fokus bujqësinë
Bashkimi Evropian e ka ftuar Shqipërinë që të prezantojë pozicionin e saj negociator për Grupkapitullin 5 lidhur me Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin. Data për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, e cila shënon hapjen zyrtare të negociatave, do të vendoset në një moment të dytë, pasi Bashkimi Evropian të përcaktojë qëndrimin e përbashkët negociator.
Ky informacion është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, i cili është shprehur “Shqipëria nuk ndalet - Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.
Përpara se të hapen negociatat për një grupkapitull, vendi kandidat duhet të paraqesë qëndrimin e tij dhe BE-ja duhet të miratojë një qëndrim të përbashkët. Për shumicën e kapitujve, Bashkimi Evropian vendos kritere mbyllëse në këtë pozicion, të cilat duhet të përmbushen nga Shqipëria përpara se të mbyllen negociatat në fushën përkatëse të politikave.
Deri më tani, janë hapur zyrtarisht negociatat për 4 grupkapituj gjithsej të legjislacionit të BE, për Grupkapitullin 1 “Bazat e anëtarësimit” që lidhet me sundimin e ligjit dhe gjyqësorin kryesisht. Ky është klasteri i parë që është hapur dhe do të mbyllet i fundit. Ndërkohë, janë hapur edhe negociatat për Grupkapitullin 2 mbi Tregun e Brendshëm, i cili është më voluminozi, për Grupkapitullin 3 mbi Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse, si dhe janë hapur negociatat për Grupkapitullin 6 mbi Marrëdhëniet me Jashtë, i cili konsiderohet shpesh si më thjeshti, për shkak të numrit më të vogël të grupkapitujve dhe për shkak se politika e jashtme e shtetit shqiptar është thuajse 100% e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, grupkapitulli 5, i përbërë nga 5 kapituj mbi bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore, politikat veterinare, peshkimin dhe të tjera, konsiderohet gjithashtu si shumë i vështirë.
Nga ana tjetër, është dërguar pozicioni negociues i Shqipërisë për grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër”, por akoma nuk është përgatitur një qëndrim i përbashkët negociator nga Bashkimi Evropian dhe nuk është dhënë një datë për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, e cila do të shënojë hapjen zyrtare të negociatave për këtë grupkapitull.

Shtatë gurore të braktisura në Dajt do të kthehen në zona të gjelbra/ Nis projekti për rehabilitimin e “plagëve” mjedisore në malin simbol të Tiranës
Mali i Dajtit, simboli natyror i Tiranës dhe një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët, do të përfshihet në një projekt të gjerë për......

Projekti/ Ballkone panoramike në 12 qarqet e Shqipërisë/ Hapet tenderi për ndërtimin e strukturave ekologjike me funksion turistik
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka shpallur një procedurë tenderimi për hartimin e projektit të ri që synon ndërtimin e ballkoneve panoramike......

Tre fushata, 250 mijë rivlerësime pronash/ Tatimi i ulët e rritja e çmimeve, interes për përditësimin e vlerës së pasurisë
Në më shumë se një dekadë, janë zhvilluar tre fushata të veçanta që u kanë dhënë mundësi individëve të përditësojnë vlerën e pasurive të tyre me çmimet reale......

Zyrtare/ Rivlerësimi i pronave do bëhet me 5 %- Afati i zbatimit do të jetë nga 1 janari deri më 30 shtator 2026
Qeveria hap rrugën për një tjetër proces rivlerësimi të pasurive të paluajtshme. Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë......

Çfarë eksportuam dhe në cilët vende? Italia dhe Kosova morën më shumë nga Shqipëria
Shqipëria vazhdon të eksportojë dhe importojë produkte të ndryshme sipas kërkesave të brendshme dhe nevojave të partnerëve tregtarë. Sipas të dhënave të......

Blerjet online dhe dërgesat postare nga jashtë/ Ja çfarë duhet të dini për kufirin e pataksueshëm
Në një kohë kur blerjet online janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, Dogana Shqiptare bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale për......

Kush përjashtohet nga aktmarrëveshja e OSHEE? Hima: Skemat e reja u japin mundësi klientëve për të shlyer detyrimet
Në lidhje me aktmarrëveshjen e OSHEE Group për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike, drejtori i departamentit të shitjeve dhe......

Tokat e pafrytshme, në ankand ndërkombëtar/ Balluku: Bashkitë do të bëhen partnerë në zhvillim
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar nisjen e një procesi të ri në bashkëpunim me të......